Esenca e etikës

Esenca e etikës

Etika e vërtetë është që rezultati përfundimtar të jetë në harmoni me gjendjen paraprake të saj.

(Shembull):

Nëse e sheh një rrugë në të cilën njerëzit janë të ndotur dhe e sheh se në atë rrugë ka mbeturina të mbushura me miza dhe mushkonja. Po të mos kishte miza (mushkonja), atëherë do të ishin të barabarta shtëpia e pastër me shtëpinë e papastër dhe aty nuk do të kishte barazi (drejtësi) sepse: “Është e patjetërsueshme që para çdo shtëpie të papastër të ketë miza (insekte)”.

(Po të mos ishte kështu) Kjo nuk do të konsiderohej drejtësi dhe barazi, nga shkaku se para çdo shtëpie të papastër është patjetërsueshme të ketë miza.

Kështu pra, çdo vepër e mangët e njerëzve krijon dhe paraqet të keqen në shpirt, sepse etikë e të keqes është që rezultatet e të keqes në vetvete të jenë të këqija.

(Shembull tjetër):

Nëse mbahet konkurs (garë) e karikaturistëve botërorë për të paraqitur portretin e shejtanit në karikaturë dhe në atë konkurs (garë) marrin pjesë një milion karikaturistë. Në fund, kush do të fitonte vendin e parë?

(Përgjigjja) Vendin e parë do ta fitonte ai i cili e paraqet portretin e shejtanit në formën më të keqe të mundshme sepse në konkurs nuk kërkohet forma e melekut.

 Kështu pra, etika e vërtetë është që rezultati të jetë në harmoni me gjendjen paraprake të saj.

Nëse e shohim një popull i cili e lë pas dore programin e Zotit të vet, e lë pas dore fenë e vet dhe mbetet i prapambetur, kjo do të ishte etike dhe e drejtë.

E kundërta e kësaj,

po qe se  e sheh një popull i cili i përmbahet programit të Zotit të vet, a nuk do të ishte etike që ky popull të jetë i zhvilluar. Nuk mund të shohësh një popull i cili nuk i përmbahet programit të Zotit të vet e të vazhdojë të jetë i zhvilluar.

Kështu pra, etika e cila paraqitet në gjithësi është etika e cila nuk paraqitet me dëshirën dhe përzgjedhjen e njeriut, por me forcën e urtësisë së lartë, ashtu që t’u sqarohet të gjithë njerëzve, se kush kundërshton urdhrat e Tij, përfundimin do ta ketë kështu dhe kështu. Për këtë arsye, ata të cilët e posedojnë këtë fakt, e analizojnë veten e tyre, dhe kur prej tyre merret diçka e dashur, thonë “Kjo çka më ka mbetur është më e mira.”.

Ka ndodhur njëherë, kur Abdullah ibn Xhaëfer kishte shkuar në Damask për të takuar udhëheqësin e besimtarëve Hisham bin Abdul Melikun. Gjatë rrugës prej Medines deri në Sham, shkelë në një mbeturinë dhe e lëndon këmbën. Kur arrin në Damask, për shkak të infektimit i përkeqësohet plaga. Udhëheqësi i besimtarëve i thërret mjekët për mjekim. Ata i thonë se duhet t’i amputohet këmba. Shkojnë për t’ia prerë këmbën deri në gju. Udhëheqësi i besimtarëve u thotë:injektojani këmbën – ashtu sikurse në ditët e sodit siç bëhet anestezioni.

Abdullah ibn Xhaëfer thotë: Jo për Zotin, nuk dua për asnjë çast të më mungojë përmendja ndaj Zotit tim. E zgjat këmbën dhe ia amputojnë. Cili njeri mund ta përballojë këtë vetëm për shkak se nuk dëshiron që të larg Zotit të tij?

Pas kësaj, e marrin pjesën e këmbës për ta pastruar, pastaj e mbështjellin për ta varrosur.

Ai u thotë: Ma sillni këmbën (e prerë).

Ia japin këmbën.

Ai e merr në dorë dhe thotë: “Nëse jam sprovuar me një organ të trupit tim, atëherë jam i kursyer nga organet tjera.”

 Duke e thënë këtë fjali, i vjen një lajm se djali i tij kishte qenë në kulmin e kështjellës së udhëheqësit të besimtarëve dhe duke e zgjatur kokën për t’i vështruar kuajt, i kishte peshuar trupi dhe kishte rënë në tokë dhe kishte vdekur. Atëherë Abdullah bin Xhaferi thotë: O Zoti im, nëse më ke sprovuar me djalin tim, Ti m’i ke kursyer djemtë tjerë.

Kështu pra, ai nuk ka shikuar çka është marrë prej tij, por ka shikuar se çka i ka mbetur.

Kështu pra, besimtari kur të pranon caktimin e Zotit ndaj tij, ai e pranon urtësinë e atij përcaktimi, ai e sheh etikën në çdo çështje.

Përderisa ai e sheh etikën në çdo çështje, ai e ka vërtetuar në veten e tij urtësinë e Atij i cili ka krijuar.

Përderisa e ka vërtetuar urtësinë e atij i Cili e ka krijuar, atëherë e mëshiron Ai i Cili e ka krijuar.

Përderisa i vlerëson çështjet të cilat e godasin, çfarë qëndrimi ka Zoti në atë rast?

(Përgjigjja)

– Ai është Zoti i Cili e do.

– Ai është Zoti i Cili dëshiron që të përfitohet prej Tij.

– Ai është Zoti i cili dëshiron që shtëpitë e Tij (Xhamitë) të mbushen me adhurim, me përkujtim dhe me mësim.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëraviu

“Rruga drejt afrimit me Allahun”

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s