Kategoritë e njerëzve në namaz
Kategoritë e njerëzve në takim me Zotin gjatë namazit të tyre ndryshojnë në aspekt të furnizimit, ndryshojnë njëra nga tjetra varësisht sa kohë shpenzon robi duke qëndruar para Zotit dhe sa është i përkushtuar në atë kohë.
Nëse shohim shpërblimin, shpërblimi caktohet varësisht prej shpenzimit të kohës, mirëpo njerëzit dëshirojnë që Zoti i Lartmadhëruar t’u paraqitet atyre në jetën e tyre siç dëshirojnë ata. Pse?
(Përgjigjja) Nga shkaku se kandari në mendjet e tyre është kandari i tokës (matjes njerëzore) dhe kandar i mendjeve të njeriut.
Shumica e njerëzve nuk kanë dëshirë të jenë borxhdhënës. Ata dëshirojnë që Zoti të jetë borxhlarës i menjëhershëm dhe mendojnë se “devotshmëria patjetërsisht duhet të jep përfitimin (frytin)”. Po të ishte vetëm koha e kësaj bote, kjo do të ishte e drejtë, por përderisa ekziston edhe një kohë tjetër (koha e botës tjetër), atëherë shpërblimi duhet të transferohet edhe në botën tjetër.
Nëse shpërblimi nuk të jepet në këtë botë, mos u dëshpëro, do të të jepet në botën tjetër. Ndoshta rezervimi i shpërblimit për botën tjetër është më i dobishëm se sa të marrësh shpërblimin në këtë botë sepse e mira në këtë botë bëhet me kompensim, ndërsa e mira në botën tjetër është më shumë se sa me kompensim.
Kështu pra, kandari i njerëzve duhet t’i nënshtrohet kandarit të Zotit të Lartmadhëruar. Që nga momenti kur njeriu i nënshtrohet Zotit, duhet që ta dëgjojë Zotin e tij, duhet t’i zbatojë urdhrat e Tij, duhet t’i kryej obligimet me vullnet dhe kënaqësi, atëherë për adhurimin e tij ndaj Allahut shpërblehet. Por ka të atillë të cilët dëshirojnë që nëpërmjet namazit t’u shtohet begatia dhe risku (furnizimi), mirëpo mendoj se kryerja e obligimit ndaj Allahut është që robi të prezantojë para Zotit të tij, e pas kësaj, begatia e Zotit qëndron varësisht prej qëndrimit të njeriut me Zotin. Nëse na ndodhë diçka e padëshiruar në jetë, besimi ynë në falje të namazit nuk duhet të lëkundet dhe afrimi me Allahun nuk duhet të lëkundet. Pse?
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëraviu
“Rruga drejt afrimit me Allahun”
Përktheu: Dr. Musli Vërbani