A është i vështirë adhurimi dhe pse?

A është i vështirë adhurimi dhe pse?

(Përgjigjja) Nga shkaku se çështjet shkojnë paralelisht me urtësinë e Zotit. Në fillim njeriu nuk i pranon këto urtësi, mirëpo kushtet dhe rrethanat e mëvonshme ndikojnë që çështjet ta tregojnë realitetin e tyre.

Kur do diçka, në fund të asaj çështje të cilën e do thua “E kam dashur këtë çështje, por në fund prej saj gjeta të keqen”, ose thua “E kam urryer këtë çështje, por në fund prej saj e gjeta të mirën”.

Kështu pra, krahasimet duhet t’i përshtaten njëra-tjetrës, sepse ti je i krijuar, mendja jote është e kufizuar, urtësia e mendjes tënde është e mangët. Përderisa në çështjet të cilat ndodhin mbi ty pa dëshirën dhe pa vullnetin tënd, mendja jote duhet t’i nënshtrohet urtësisë së Zotit. Pasi që çështja qëndron kështu:

– nëse të godet ndonjë e keqe për shkak të neglizhencës tënde në atë çështje, ti je i mallkuar, përderisa,

– nëse të godet ndonjë e keqe në çështje në të cilën nuk ke kompetencë, duhet të jesh i sigurt se Allahu ka paraparë urtësi për atë çështje. Kur të konkretizohet ajo urtësi dhe kur të realizohet qëllimi i saj, nuk do të kishe dashur asgjë tjetër përpos asaj çka e ka caktuar Allahu për ju.

Ne si njerëz, pse nuk e pranojnë të jemi të devotshëm dhe pse e pranojmë të bëjmë mëkate. Pa kurrfarë dyshimi se në devotshmëri dhe në kryerje të obligimeve ka vështirësi dhe ngarkesë:

… وَإِنَّهَا لَكَبِيرَةٌ إِلَّا عَلَى الْخَاشِعِينَ

“Dhe ajo është çështje e madhe, përpos për të devotshmit.” (El-Bekare: 45)

Njeriu pason epshin dhe dëshirat. Epshi dhe dëshirat kërkojnë nga njeriu që të shkëputet nga programi. Devotshmëria është ajo e cila e ndërlidhë njeriun me program. Epshi i njeriut nuk dëshiron ndërlidhje, por dëshiron shthurje, mirëpo ti shiko atë i cili dëshiron të ndërlidhet me ty. E, Zoti yt është Ai i cili dëshiron të ndërlidhet me Ty. Përderisa Zoti është Ai i cili ndërlidhet me ty, Ai të jep ty në këtë botë dhe pastaj ti nuk e shikon kohën e kryerjes së obligueshmërisë dhe se kur Zoti do të të shpërblejë (jep) ty dhe anasjelltas kur Zoti të ndalon ty të veprosh një çështje, Ai në të njëjtën kohë e ka ndaluar gjithë shoqërinë që të mos e veprojë atë ndalesë kundrejt jush.

Çka është ajo e cila e bën të vështirë kryerjen e obligimit?.

(Përgjigjja) Kur ta falin namazin, e falin me përtaci, sepse nuk e shohin shpagimin e kryerjes së obligimit në kohën e kryerjes së veprimit, po sikur ta kishe paraparë shpagimin (shpërblimin) në momentin e kryerjes së veprimit dhe ta kishe paraparë kërkesën dhe shpërblimin para vetes me bindje të plotë, asnjëherë nuk do ta kishe vonuar kryerjen e obligimeve.

Gjithashtu, po të ishte paraparë dënimi i mëkatit në kryerjen e mëkatit në të njëjtën kohë dhe të bëhej krahasimi në çast, atëherë kurrë nuk do të mëkatohej.

Shembull:

– Nëse një njeriut i cili dëshiron të bëj prostitucion i afrohet një femër e bukur, i përgatitet një vend, por i thuhet, vepro si të duash me këtë, mirëpo shiko këtë dhomë, dhe ia hapim derën e dhomës në të cilën është i ndezur një zjarr i madh përcëllues (për t’u hedhur). Cili do të kishte qenë qëndrimi i tij?

(Përgjigjja) Kur ta llogaritë vuajtjen e dënimit, mendoj se as që do t’i shkonte mendja kurrë për mëkatim (prostitucion).

Kështu është çështja edhe me besimtarin:

– Nëse për çdo kryerje të obligimit do të parashihej shpërblimi, ai do të pranonte devotshmërinë dhe do të largohej nga mëkatimi. Në këtë mënyrë duhet kuptuar konceptin: “Lapërdhari nuk bën prostitucion përderisa është besimtar.” që do të thotë: Ai i cili beson, ndodhë që e harron dënimin e botës tjetër, mirëpo kur e vendos në kandarë dhe e analizon, atëherë ai nuk pranon të bëjë mëkat:

Lapërdhari nuk bën prostitucion duke qenë besimtar;

Alkoolisti nuk pi alkool duke qenë besimtar;

Hajni nuk vjedh duke qenë besimtar.

Dhe nëse ndodhë, kjo nënkupton neglizhencën e shpërblimit për kryerje të obligimit, e neglizhon çështjen që:

– për kryerje të obligimit pason shpërblimi, ndërsa,

– për mos kryerje të obligimit pason dënimi.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëraviu

“Rruga drejt afrimit me Allahun”

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s