Dëshmoria e Jahjait a.s.
Jahja d.m.th. dëshmor.
Dëshmorët janë të gjallë gjithmonë.
Ata kurrë nuk vdesin, sepse janë gjithmonë në kënaqësinë dhe mëshirën e Allahut.
Zoti i Madhëruar që në fëmijëri i ka dhënë Jahjait a.s. mençuri e i ka thënë:
O Jahja, lexo librin me përpikëri dhe me përkushtim.
Kape librin me të fortë e mos e lësho.
Jahjai a.s. u bë i dëgjueshëm ndaj Zotit të Madhëruar dhe ndaj prindërve.
Lexonte librin e shenjtë.
Gjykonte me të drejtë.
Ishte i njohur te populli dhe e respektonin.
Mbreti Hirodos e donte vajzën e vëllait të tij, sepse ajo ishte e bukur.
Pra, ajo vajzë mbretin e kishte axhë. Mirëpo mbreti dëshironte të martohej me të.
Kur shkuan njerëzit e pyetën Jahjain a.s. se a lejohet kjo martesë.
Jahja a.s. tha:
– Kjo është haram, rreptësisht e ndaluar.
Nëna e vajzës shkon te mbreti Hirodos e i thotë:
– Nëse dëshiron të martohesh me vajzën time, e dëshiroj kokën e Jahjait këtu.
Mbreti veproi ashtu, ai ishte i dehur.
Urdhëroi që ta mbytnin Jahjain a.s.
Kështu Jahjai a.s. ra dëshmor duke e mbrojtur ligjin e Zotit.
Zoti i Madhëruar i dënoi me dënim të fortë për krimin e tyre, mbretin, vajzën e vëllait të tij dhe Beni israilët.
–
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”