Në zekat qëndron shërimi i zemrës prej zilisë dhe urrejtjes

Në zekat qëndron shërimi i zemrës prej zilisë dhe urrejtjes

Sa i përket zekatmarrësit, edhe tek ai qëndron pastrimi dhe shtimi i pasurisë. Kjo nga shkaku se zekatmarrësi është i dobët. Ai e shikon më të fortin dhe mund të aktivizohet energjia e urrejtjes, zilisë, nënçmimit (ndaj të fortit), mirëpo kur ta sheh njeriun të cilit Zoti i ka dhënë begati dhe pastaj ai e zgjat dorën e ndihmës dhe ndihmon me atë që e ka begatuar Allahu, thotë: “Begatia në të më ka begatuar edhe mua”.

Kështu pra, urrejtja dhe zilia zhduket dhe nuk ekziston dhe e pastron veten e tij sepse i jepet pasuri, deri sa ai është i paaktivizuar dhe i dobët dhe aktivizohet në jetë. Ai (zekatmarrësi) në shoqërinë e besimit është plotësues dhe ai nuk i pranon ndodhitë e jetës i vetmuar.

Kështu pra, zekatmarrësi bëhet pjesë zëvendësuese forcuese për vëllezërit besimtarë dhe të atyre të cilët qëndrojnë rreth tij. Pra, ai nuk brengoset për ndodhitë e jetës përderisa ekzistojnë njerëzit të cilët ndërlidhen me të, të cilët janë vëllezër të besimit. E mira te ata është e shumëllojtë. Ky është zhvillimi i burrërisë së tij, zhvillim i personalitetit të tij dhe zhvillim i forcës së tij.

Përderisa, nëse njerëzit shkëputen prej tij dhe ai e sheh se ballafaqohet i vetëm me jetën dhe qëndron i izoluar, atëherë nuk mund të ketë zhvillim as në burrërinë e tij dhe as në shpresën e tij. Mirëpo kur të paraqiten njerëz të cilët i ndihmojnë, ai e kupton se nuk është i vetëm në jetë, ai e zhvillon veten e tij, pastaj kur zekatmarrësi ta shijojë ëmbëlsirën e marrjes nga zekatdhënësi, i cili ia ka lehtësuar vështirësitë, atëherë zhvishet nga zilia dhe urrejtja dhe po ashtu ai vet duhet të angazhohet për jetën e tij, punon, dhe po ashtu edhe vet e shijon ëmbëlsirën, por edhe të tjerët e shijojnë ëmbëlsirën.

Kështu pra, Zoti i Lartmadhëruar zekatin e ka ligjësuar për pastrim dhe zhvillim edhe pse në aspekt të jashtëm thonë se është pakësim. Ne themi: jo, kurrsesi jo! Kjo është në bazë të kandarit (përllogaritjes) tënd, mirëpo kandari (përllogaritja) i Zotit është mbi kandarin (përllogaritjen) tënd. Kur njeriu aktivizohet dhe në mendjen e tij qëndron aktivizimi për veten e tij dhe për të dobëtit, sigurohet dhe e gjen garancën se nëse dobësohet varësisht prej ndryshimeve dhe rrethanave shoqërore do të ketë njerëz të cilët do të aktivizohen për veten e tyre dhe për atë gjithashtu. Ky është sigurimi i jetës, pasi që njeriu beson në atë çka e frikëson në jetën e tij.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëraviu

“Rruga drejt afrimit me Allahun”

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s