Ejubi a.s. dhe Shejtani
Ejubi a.s. ishte falënderues ndaj Zotit.
Shejtani kishte provuar ta largoj Ejubin a.s. nga falënderimi ndaj Zotit, mirëpo nuk ja kishte arritur.
Shejtani kërkoi nga Zoti të që ketë fuqi mbi Ejubin.
Allahu i tha shejtanit se do të të jap fuqi mbi trupin e tij, por të paralajmëroj që të mos i afrohesh shpirtit të tij, sepse në të qëndron sekreti i besimit.
Të paralajmëroj që të mos i afrohesh gjuhës dhe zemrës, sepse në të qëndron sekreti i besimit.
Ejubit a.s. i kishte humbur pasuria, i kishin humbur fëmijët, i kishte humbur edhe shëndeti, mirëpo veproi në të njëjtën mënyrë sikurse kur i kishte të tëra këto.
Shejtani një ditë paraqitet tek dhoma e Ejubit a.s. në formën e një udhëtari ku i thotë:
– Shkaku që ti je në këtë gjendje jam unë. Që të shërohesh hiq dorë nga durimi dhe ibadeti që bën.
Ejubi a.s. i thotë:
– Zhduku o i poshtër.
Unë e kam gjuhën me të cilën e falënderoj Zotin.
Unë e kam zemrën me të cilën e kujtoj Zotin.
Dhe kështu e përzë shejtanin nga dhoma e tij.
–
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”