Taluti udhëheqës

Taluti udhëheqës

Taluti ishte udhëheqës i mirë.

E formoi ushtrinë e vet.

Shumë shpejt gjithçka ishte gati për luftë.

Përballë do kishin Xhalutin me ushtrinë e vet.

Xhaluti ishte një mbret shumë i fortë e luftëtar shumë i fuqishëm.

As burrat më të fortë nuk guxonin të ndesheshin me të.

Taluti bashkë me ushtrinë e tij u nisën për rrugë.

Kaluan shkretëtira pa fund, male të thepisura, lugina e gremina.

Ushtarët ishin tharë nga etja.

Taluti ishte i bindur të sprovonte besën e ushtarëve të vet, para se të niste atë betejë.

Taluti ishte i bindur të sprovonte vendosmërinë e ushtarëve të vet, para se të niste atë betejë aq të rëndësishme.

Ishte i detyruar t’i ndante ata që ishin trima e të vendosur nga frikacakët e burracakët.

– Pas pak do ndeshim një lum, – u tha ushtarëve.

– Ju nuk duhet të pini prej tij. Ata që do pinë ujë, nuk do vazhdojnë më rrugën me ne. Në ushtri do të mbesin vetëm ata që nuk pinë ujë, ose vetëm ata që lagin buzën, pa pirë.

Ishte një sprovë shumë e rëndë.

Sapo arritën në lumë, shumica e ushtarëve u turrën dhe nisën të pinin sa mundnin.

Po këta nuk do vazhdonin më rrugën me ushtrinë e Talutit.

Taluti kishte zgjedhur një sprovë shumë të vështirë për ushtarët e vet. Atij i duhej të vërente se cilin e kishte ushtar të besës e cili ishte i pazoti për kushtet dhe urdhrat e rënda të luftës.

Shumë ushtarë e lanë në gjysmë të rrugës.

Taluti nuk u shqetësua, ishte i bindur se trimat e vërtetë janë me të.

Frikacakët e treguan veten.

Vërtet që ushtarët ishin pakësuar, por në një ushtri, më i rëndësishëm se numri i ushtarëve, patjetër që ishte besimi dhe guximi i tyre.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s