Sprovimi për luftë
Taluti ishte komandant i ushtrisë së Beni Israilëve.
U nis për në Palestinë.
Për të shkuar atje duhej të kalonte nëpër shkretëtirë.
Ushtria ishte e lodhur.
Ushtria ishte e etur për ujë.
Kaluan pranë një lumi.
Taluti u tha:
– Zoti do të ju sprovojë me këtë lum.
Kush pi shumë ujë, nuk do të jetë në radhët e ushtrisë sime.
Kush pi ujë vetëm aq sa kapë grushti, ai do të jetë në radhët e ushtrisë sime.
Shumica pinë shumë ujë.
Pakica pinë ujë aq sa ishte e nevojshme.
Taluti mori këtë ushtri të vogël dhe u nis për luftë.
E dinte se ushtria e vogël dhe guximtare fiton ndaj ushtrisë së madhe joguximtare.
–
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”