Taluti dhe Xhaluti
Ishin dy grupe:
Njëri grup ishte grupi i të padrejtëve.
Grupi tjetër ishte i të drejtëve.
Grupi i të padrejtëve ishte me numër të madh të ushtarëve, me armatim të përsosur.
Grupi i të drejtëve ishte me numër të vogël të ushtarëve.
Xhaluti përfaqëson grupin e të padrejtëve.
Taluti përfaqëson grupin e të drejtëve.
Xhaluti u përball me disa ushtarë të Talutit.
Njerëzit kishin frikë.
Xhaluti ishte komandant i amalikëve në Palestinë.
Ai ishte i fortë dhe i rrezikshëm.
Kërkoi dyluftim para betejës.
Davudi a.s. ishte djalë i ri por guximtar, trim i pashoq.
Pranoi të dalë në dyluftim.
Davudi kishte besim të fortë ndaj Allahut.
E mori llastikun dhe shkoi për t’u përballur me Xhalutin.
Ai e goditi atë me shpejtësi në kokë dhe para se Xhaluti ta tërheq shpatën, ra në tokë
dhe kështu Davudi e mbyti Xhalutin.
Pas këtij rasti, ushtria e Talutit fitoi kundër ushtrisë së Xhalutit.
Zoti i Madhëruar tregon në Kur’an:
“Me ndihmën e Allahut i thyen ata.
Davudi e mbyti Xhalutin.
Allahu i dha atij (Davudit) sundimin dhe urtësinë, dhe e mësoi atë për çdo gjë që deshi.
Dhe sikur Allahu të mos i mbronte njerëzit me disa prej disa të tjerëve, do të shkatërrohej toka.
Allahu është bamirës i madh ndaj njerëzimit.”
–
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”