Davudi a.s.

Davudi a.s.

Davudi a.s. ishte njeriu më i njohur i mbretërisë.

Dëshira e tij më e madhe ishte të përmendte Zotin xh.sh. me zërin e tij të mrekullueshëm.

Të lutej e të përgjërohej dhe t’i paraqiste Zotit si dhuratë falënderimet e mirënjohjen e vet të pafund të larë me lotët e përkushtimit.

Adhurimi i tij ishte pa fund, në çdo vend, në çdo kohë.

Ditë e natë ai përkujtonte Zotin, i magjepsur pas mrekullisë së krijimit.

Zoti xh.sh. ia zbriti Zeburin.

Davudi e lexonte Zeburin ditë e natë, duke përmendur Zotin pa ndërprerje.

Bashkë me këtë, Zoti i kishte dhuruar atij edhe plot aftësi të tjera të mrekullueshme.

Ai arrinte të kuptonte gjuhën e zogjve dhe të kafshëve.

Davudi i donte shumë të gjitha kafshët dhe sillej me ta me shumë dashuri.

Davudi i donte shumë të gjitha shpendët dhe sillej me ta me shumë dashuri.

I ushqente kur ishin të uritur, i shëronte kur ishin të sëmurë.

Zoti i dhuroi Davudit edhe shumë dituri. Dhe çdo çast falënderonte Zotin për këto mirësi të pafund që i kishte dhuruar.

Çdo çast e kalonte me përmendje e me adhurim, besimi i forcohej përherë e më shumë,

dashuria e Zotit ishte gjithçka e tij.

Për të falënderuar Zotin për mirësitë që i kishte dhënë, ai një ditë agjëronte, një ditë jo.

Zoti i kishte dhuruar edhe një aftësi të re, të zbuste hekurin.

Në dorë një mburojë të mrekullueshme.

Ushtari që do vishte atë mburojë të formuar prej hallkave të vogla të përshkuara me njëra-tjetrën, edhe do mbrohej nga goditjet e armikut, edhe do lëvizte shumë lehtësisht.

Zoti e kishte mësuar të bënte mburojën më të mirë të kohës. Davudi a.s. menjëherë u përkul për falënderim.

Shpatat e tyre ishin të paafta për të depërtuar këto mburoja të çuditshme.

Një njeri që Zoti e do, bën që edhe njerëzit ta duan. Shumë shpejt, pas gjallesave e zogjve, edhe njerëzit nisën ta duan shumë Davudin.

Për ta ai u bë njeriu më i dashur.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s