Shejtani e prishë namazin e muslimanit

Shejtani e prishë namazin e muslimanit

Nëse veç ndodhë dhe që nga fillimi shejtani e kupton se ti e di se të është afruar dhe shejtani e kupton se ti e ke kuptuar se ai ka ardhur që t’i prishë raportet tua dhe qëndrimin tënd me Zotin tënd. Dhe përderisa shejtani ndërhynë te njeriu, ndërhynë në qarkullimin e gjakut, kush është ai i cili depërton aty për ta larguar shejtanin?

(Përgjigjja) Zoti i Lartmadhëruar është Krijuesi ynë. Duhet të kërkoj ndihmë, mbrojtje dhe përkrahje nga Allahu për cytjet e shejtanit. Dhe që nga momenti kur ke kërkuar mbrojtje dhe e ke lënë mendjen të qetë, që nga ai moment nuk ndodh asgjë tjetër përpos dy çështjeve:

E para: Ai është në prezencën e Zotit të tij dhe ideja të cilën e ka plasuar shejtani është për çështje të kësaj bote. Atëherë krahaso çështjet e botës tënde dhe qëndrimin tënd para Zotit tënd. Është e pamundur që besimtari t’i jep përparësi çështjeve të tij të kësaj bote duke qëndruar para Zotit të Tij. Kur shejtani e kupton këtë, kalon në çështje tjetër.

Kështu pra, kur shejtani ka thënë: “Do të ulem pranë tyre, në rrugën Tënde të drejtë…” e ka ditur fushveprimtarinë e tij, e ka ditur pozitën e tij, por Allahu është Ai i cili e ka krijuar atë dhe na ka përgatitur se si mund ta largojmë atë sëmundje.

Çështja e dytë: Shejtani është sikur hajdut. Hajduti asnjëherë nuk shkon te shtëpia e prishur, por gjithnjë shkon te shtëpia luksoze dhe e mirë. Dhe kur pronari i shtëpisë së mirë ulet pranë dritares dhe e sheh hajdutin dhe anohet nga dritarja, që nënkupton se e ka kuptuar se ai gjendet në shtëpi dhe e kupton se e ka parë ai, atëherë çfarë qëndrimi merr hajduti?

Atëherë hajduti ik dhe largohet nga shtëpia e mirë.

Në lidhje me këtë çështje e kemi tregimin e bukur nga Ebu Hanifeja i cili tregim vërteton realitetin dhe thënien e Iblisit: “Do t’u qëndroj atyre në rrugën Tënde të drejtë.” Ebu Hanifeja ka qenë i njohur për devotshmëri dhe për dhënie përgjigje për çështje të ndërlikuara. Zoti i Lartmadhëruar i kishte dhënë atij mençuri me të cilën i zgjidhte problemet. Njerëzit e kishin kuptuar këtë. Dhe kush kishte ndonjë problem shkonte te Ebu Hanife dhe kërkonte përgjigje edhe për çështje të cilat nuk kishin ndërlidhje me ligjësim apo me njohuri shkencore. Njëherë një njeri shkon te Ebu Hanife dhe i thotë: O imam, unë e kam groposur një vend dhe e kam fshehur pasurinë time duke e mbuluar gropën. Pasi kaloi një kohë, unë e kam harruar vendin ku kam groposur pasi që është mbuluar me dhe. Ku është ai vend o imam?

Ebu Hanife i thotë: Kjo nuk është çështje për përgjigje, kjo nuk ka të bëjë me çështje të fikhut, por po të jap një sugjerim, shko dhe fale jacinë dhe pasi ta falësh jacinë, vazhdo fal namaz nate dhe eja në mëngjes të shohim se çka do të ndodhë.

Përderisa imami ishte duke e falur sabahun dhe posa e përfundoi namazin, njeriu i del përpara dhe i thotë: O imam, të përgëzoj, se me të vërtetë e gjeta pasurinë. Imami i thotë: Si e gjete? Njeriu i thotë: Siç më the, isha duke qëndruar në namaz dhe në mes të namazit m’u hap dritarja e mendjes dhe mendja më tha: A nuk e di se si e ke matur vendin me hapa. Mate distancën me hapa në drejtim të jugut. Mate distancën me hapa në drejtim të lindjes dhe kështu arrin te vendi i fshehjes së pasurisë. E ndërpreva namazin dhe shkova te vendi i pasurisë. Ebu Hanife i thotë: Për Zotin shejtani e ka ditur dhe nuk ka dashur të qëndrosh me Zotin tënd gjatë gjithë natës. Po a nuk e vazhdove namazin për të falënderuar Zotin? Njeriu i tha: Në dashtë Zoti do ta vazhdoj.

Kështu pra, namazi ka rëndësi të posaçme në çështje të fesë dhe është në harmoni për të gjitha mënyrat e jetës.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëraviu

“Rruga drejt afrimit me Allahun”

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s