Namazi është bërë obligim në mënyrë të drejtpërdrejtë

Namazi është bërë obligim në mënyrë të drejtpërdrejtë

Pasi që namazi e ka këtë rëndësi atëherë patjetër se duhet të dallohet nga të gjitha obligimet tjera.

Obligimet tjera janë obliguar me ndërmjetësim, pra me shpallje. Mirëpo namazi është obliguar pa ndërmjetësim, pra në mënyrë të drejtpërdrejtë nga Zoti i Lartmadhëruar te i dërguari i Allahut Muhamedi s.a.v.s.

Kështu pra, duhet të ketë rëndësinë e ligjësimit ose mjetin e veçantë të ligjësimit duke pasur parasysh se veprat janë mjete te i ngarkuari. Namazi është prezent me të ngarkuarin. Për këtë arsye, e shohim këtë rëndësi të veçantë. Kësaj dukurie të veçantë, ndoshta nuk mund t’i ikë askush, pos atyre të cilët e gjejnë mundësinë që shpirtrat e tyre t’i qetësojnë me Allahun, ashtu që nuk i shkon mendja askund përpos te Zoti i Lartmadhëruar. Ti kur të jesh në gjendje të vështirë të jetës nuk mund të gjesh vend ku mund ta freskosh mendjen pos në falje të namazit. Ndonjëherë gjatë namazit, njeriut i forcohet memoria, për shkak të qëndrimit të tij para Zotit të tij. Po ta kuptonim këtë, do ta kuptonim thënien e Zotit të Lartmadhëruar kur na e paraqet polemikën e Iblisit me Zotin kur thotë:

قَالَ فَبِعِزَّتِكَ لَأُغْوِيَنَّهُمْ أَجْمَعِينَ ﴿٨٢﴾ إِلَّا عِبَادَكَ مِنْهُمُ الْمُخْلَصِينَ

“Dhe me fuqinë Tënde do t’i mashtrojë të gjithë robërit e tu të sinqertë.” (Sad: 82, 83)

Po ashtu Iblisi ka thënë:

لَأَقْعُدَنَّ لَهُمْ صِرَاطَكَ الْمُسْتَقِيمَ

“Unë do t’u ulem atyre (do t’u zë pusi) në rrugën Tënde të drejtë…” (El-Earafë: 16)

Kur dëshiron shejtani të mashtrojë, nuk shkon në restaurant apo në vendet e mëkatimit. Pse?

Nga shkaku se ata të cilët shkojnë në ato ambiente, e kanë ndarë mendjen dhe nuk ka më vend për vesvese (të shejtanit).

Kështu pra, shejtani orientohet në vendin më të mirë dhe në vendin më të afërt me Allahun dhe nga shkaku se namazi e ka këtë rëndësi të posaçme, mundohet t’ia prish namazin njeriut.

Po ashtu edhe njeriu i ndihmon shejtanit sepse shejtani ia tërheq mendjen në thelbin e çështjes, pastaj e merr mendjen e namazliut dhe e vendos në piedestalin e çështjes dhe i shkon rreth e rrotull mendimeve. Njeriu do të duhej që nga momenti kur e cyt shejtani në mendjen e tij të thotë siç e ka mësuar Zoti i tij:

وَإِمَّا يَنزَغَنَّكَ مِنَ الشَّيْطَانِ نَزْغٌ فَاسْتَعِذْ بِاللَّهِ ۚ إِنَّهُ سَمِيعٌ عَلِيمٌ ﴿٢٠٠﴾

“Nëse shejtani tenton të të shtyjë drejt së keqes, kërko strehim tek Allahu, se vërtet, Ai dëgjon dhe di gjithçka.” (El-Earafë: 200)

Mirëpo, ne lëre që nuk kërkojmë mbrojtje, por përkundrazi, e marrim shejtanin për litari dhe e bëjmë të qarkullon në mendjet dhe logjikën tonë.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëraviu

“Rruga drejt afrimit me Allahun”

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s