Namazi dhe edukata
Bazament i jetës së njeriut është edukata. Esenciale në jetë është që njeriu të jetojë i organizuar, të ketë rregull dhe jo të jetojë në kaos.
Me organizimin e jetës njeriu përfiton shumë kohë.
Namazi është zbatimi praktik i rregullit dhe edukatës në jetë.
Simbol i namazit është fjala “Allahu ekber”, e cila është kohë e adhurimit, e cila e merr kohën e çdo veprimi të cilin e veprojmë. Ajo është kohë të cilën duhet ruajtur dhe kohën të cilën e ruajmë në të gjitha veprat tona, atëherë kemi mundësi të aftësohemi në organizimin e kohës.
Po ashtu, njerëzit jashtë shtëpisë së Allahut edhe nëse falen në vendet e tyre të përgjithshme, pra në përgjithësi në xhaminë tokë, dallojnë gjendjet e tyre dhe aftësitë e tyre.
Njëri falet në shtëpinë e tij, tjetri falet në fabrikë, mirëpo kur shkon në shtëpinë e Allahut, zhvishet nga çdo çështje e cila ka vlerë jashtë xhamisë dhe të gjithë njerëzit nivelohen dhe janë të barabartë. Atë të cilin jashtë xhamisë e sheh me reputacion dhe të ngritur, atë i cili ka pozitë të lartë, ulet në xhami deri sa të përfundon tubimi dhe ulet pranë njeriut i cili nuk është në pozitën e tij.
Këtu e kuptojmë adhurimin e vërtetë, të barazuarit e të gjitha krijesave të cilat i ka krijuar Allahu e të cilat tek Allahu nuk kanë dallim.
Këtu (në xhami) para Zotit të Lartmadhëruar, kur i dobëti e sheh të fortin të nënshtruar dhe duke i bërë Allahut sexhde në tokë, e kupton se adhurimi ndaj Allahut është më i lartë se qeverisja në tokë dhe ky njeri, te i cili frikohem të shkoj është i barabartë me mua dhe e ka vendosur ballin poshtë. Kjo është çështja më e ndershme për Allahun, sunduesin absolut, kjo është sa i përket të dobëtit kur e sheh të fortin.
Përderisa, sa i përket të fortit kur e sheh të dobëtin, dhe ai e sheh këtë, pra se i dobëti është i barabartë me të në adhurim. Edhe ai duhet të mos tregohet i lartë jashtë xhamisë sepse ai e sheh qëndrimin e tij të përulur, e sheh qëndrimin e tij në rukuë, e sheh qëndrimin e tij në sexhde. Ka rënë në pozitën e të dobëtit dhe është thyer prestigji i lartësisë së tij apo i pasurisë së tij apo inferioriteti i të fortit.
Kështu pra, ky veprim vjen nga niveli i të lartit te niveli i të poshtmit dhe po ashtu nga niveli i të ulëtit te niveli i të lartit, dhe njerëzit hyjnë në sferën e adhurimit. Kuptimi i sferës së adhurimit është se bashkohemi në një pikë, e ajo është: “Adhurimi absolut ndaj Allahut.”
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëraviu
“Rruga drejt afrimit me Allahun”
Përktheu: Dr. Musli Vërbani