Namazi shpenzon kohë. Falësi është i lirë të falet në çdo vend sepse Zoti i Lartmadhëruar ia ka specifikuar Muhamedit s.a.v.s. ashtu që e ka bërë të gjithë tokën xhami dhe të pastër. Ti mund të falesh në çdo vend. Kështu pra, obligueshmëria është e përkufizuar me fjalë, veprim dhe aktivitet në kohë, ndërsa është e lirë dhe e pakufizuar me vend. Këtu kemi një element prej elementeve të obligueshmërisë së personit i cili është i lirë, mund të falet në çdo vend, mirëpo vendi në të cilin falet është tokë, xhami dhe i pastër.
Vendet në të cilin lejohet falja e namazit gjatë gjithë jetës janë:
– fabrika, ku ti e organizon jetën tënde,
– fusha, ku ti e organizon jetën në bujqësi, me pemë e perime,
– shkolla (universiteti), ku ti përfiton dituri.
Kështu pra, vendi ku lejohet falja është i gjerë dhe i gjatë, aty ku lejohen përpos faljes së namazit të gjitha çështjet e jetës.
Pas kësaj, nëse dëshirojmë që të largohemi nga ndonjë vend dhe themi këtë vend nuk e shfrytëzojmë për nevojat e jetës asnjëherë, por e veçojmë vetëm për namaz, atëherë e quajmë mesxhid dhe nuk e quajmë “bejtullah”.
Kur të jesh në mesxhid, atëherë është koha për t’u takuar me Zotin tënd dhe nuk lejohet të angazhohesh me diçka tjetër. Të mjafton që prej 24 orëve në ditë, 1 orë ta ndash për Zotin tënd dhe të shkëputesh nga aktiviteti i jetës.
Mesxhidi është vend i përcaktuar si vend ku lejohet falja e namazit. Vendi si vend, është vendi të cilin e zgjedhin njerëzit, ashtu që populli thotë: Shtëpinë e Zotit do ta ndërtojmë në këtë vend. E quajmë shtëpi të Allahut, por me zgjedhjen e krijesave të Allahut. Për këtë arsye, Zoti i Lartmadhëruar drejtimin për namaz e ka bërë të gjerë dhe të gjatë në tërë rruzullin tokësor ose në vendin e caktuar për namaz dhe për takimin me Allahun. E ka bërë që orientimi për në shtëpinë e Allahut të bëhet nga të gjitha anët, por me zgjedhjen e Allahut.
Shtëpia e Allahut është në Meken fisnike, ndërsa shtëpia e Zotit tonë dhe shtëpitë e Allahut mund të jenë në gjithë tokën.
Vendi i Shtëpive të Allahut zgjidhet prej krijesave të Allahut.
Është e patjetërsueshme që shtëpitë e Allahut, të zgjedhura prej krijesave të Allahut të pasojnë shtëpinë e Allahut e cila është zgjedhur prej Allahut.
Nëse analizojmë zekatin, zekati merr një pjesë të kohës së aktivitetit të jetës, pra prej pasurisë, por nuk ta përcakton kohën në mënyrë strikte, por jepet në ditën e korrjes së të lashtave dhe jepet brenda vitit, kur ke pasuri. Pas kësaj, sa i përket vendit, ti je i lirë që ta transferosh zekatin në ndonjë vend tjetër ku ka nevojtarë dhe të varfër.
Në Iëtikaf, kur përcaktohet veprimi i tij, përcaktohet vendi dhe nuk përcaktohet koha.
Obligueshmëria shkakton shpenzim të aktivitetit, pra veprimin, i cili veprim harxhon kohë ose harxhon energji të veprimit e cila bëhet gjatë veprimit, i cili veprim zë vend, pas kësaj i obliguari kalon në ndonjë vend tjetër.
Haxhi është shtylla e vetme në të cilën është e përcaktuar:
-vendi,
– koha dhe
– veprimi:
Sa i përket kohës, është i përcaktuar në muaj preciz.
Sa i përket vendit është e specifikuar në shtëpinë e Allahut (në Qabe).
Për këtë arsye themi se në këtë çështje është i përcaktuar veprimi, koha dhe vendi, dhe shpërblimi i haxhit për njeriun është që kur e përfundon haxhin e pranuar del prej mëkateve sikurse në ditën kur ka lindur prej nënës së tij.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëraviu
“Rruga drejt afrimit me Allahun”
Përktheu: Dr. Musli Vërbani