Namazi është takimi me Allahun
Nëse e analizojmë namazin nga një këndvështrim tjetër, shohim se namazi ndikon që të takohesh me obliguesin, e ai është Zoti i Lartmadhëruar, të Cilin ti nuk e sheh. Po ashtu edhe furnizimet që vijnë prej Tij, janë asisoj çfarë ti nuk i sheh. Çka nënkuptojmë me këtë?
(Përgjigjja) Me këtë nënkuptojmë se kur thirret për ty ezani, në një kohë prej kohëve të namazit, ti shpejton për të falur namazin, për të iu përgjigjur thirrjes së tij. Kur një njeri e thërret një njeri në shtëpinë e tij, çka i përgatitë? A i paraqet më të mirën të cilën e posedon? Po nëse thirrësi është Zoti yt, e të mirat e Tij janë të pakufishme, e përsosmëria e Tij është e pakufizuar, atëherë çka mendoni, me çka ju përshëndetë?
Ai do të të përshëndetë me përshëndetje. Do të të përshëndetë me atë çka posedon sepse Ai të ka thirrur ty në shtëpinë e Tij. E përshëndetja e Tij është e panjohur për ty.
Zoti i Lartmadhëruar, i Vërteti, i Cili të sjellë furnizimin ty andej nga nuk e sheh.
Përshëndetja e Tij është begatia e cila buron dhe shkëlqen.
Begati në të gjitha anët dhe në të gjitha aspektet.
Zemrën tënde e mbush qetësi.
Shpirtin tënd e mbush kënaqësi.
Trupin tënd e qetëson.
Atëherë ti me veprimin tënd ke arritur te Prodhuesi, e Ai është i drejti. Dhe ti prodhimtarinë tënde e paraqet te Prodhuesi pesë herë në ditë që të mos ndjesh lodhje asnjëherë.
Nëse e analizojmë nga një këndvështrim tjetër, siç kemi thënë, e shohim se është shtyllë e muslimanit, e cila plotësohet me namazin, nga shkaku se njeriu e ka për obligim që gjatë gjithë jetës vetëm një herë të deklarojë dëshminë e shehadetit: “Nuk ka zot tjetër pos Allahut dhe Muhamedi është i dërguar i Allahut.”
Mirëpo, në namaz e përsëritë deklaratën, pra e përsëritë shehadetin. Kështu pra, në namaz e përsëritë shtyllën e parë, SHEHADETIN.
Pas kësaj e kemi shtyllën e tretë, e cila është ZEKATI.
Zekati është të ndash një pjesë të pasurisë tënde dhe të japësh për kategoritë e njerëzve të cilat i ka përcaktuar Allahu si falënderim ndaj Allahut i cili të ka ngritur në aso pozite ku ti duhet të japësh pasuri dhe nuk të ka vendosur në pozitë për të marrë pasuri (prej tjerëve).
Nëse namazi është dhënie prej kohës, kurse pasuria është si rezultat i punës, puna është si rezultat i shpenzimit të kohës, mirëpo në namaz ke një pjesë të kohës dhe e ke përcaktuar për Zotin tënd dhe sikurse jepet një pjesë e pasurisë së zekatit për të pasur begati më të madhe, pastrim dhe shtim të pasurisë, njësoj edhe kohën të cilën e ke ndarë prej jetës tënde (për namaz) është pastrim dhe shtim në pasuri dhe begati. Kështu pra, në namaz është zekati i bazës së pasurisë.
Po ashtu në namaz paraqitet shtylla e AGJËRIMIT.
Agjërimi është abstenim i ushqimit dhe epshit gjatë ditës së Ramazanit. Edhe namazi të ndërprenë nga ushqimi dhe epshi. Namazi ta ndërprenë atë që është e lejuar për të në agjërim sepse në namaz nuk ke të drejtë të flasësh dhe të ecësh edhe pse në agjërim ke të drejtë të ecësh dhe të flasësh sepse agjërimi është më i përgjithshëm.
Po ashtu në namaz e kemi edhe shtyllën e HAXHIT.
Në çdo kohë të namazit orientohesh te Zoti yt dhe e orienton fytyrën në drejtim të shtëpisë së Allahut, në Qabe. Atë e ke gjithmonë prezent. Kjo i bie që në namazin, i cili si obligim asnjëherë nuk bie nga obligimi, në të janë përmbledhur të gjitha shtyllat e islamit:
– Dëshmia se nuk ka zot tjetër pos Allahut dhe se Muhamedi është i dërguar i Allahut.
– Falja e namazit.
– Dhënia e zekatit sepse është dhënie e zekatit të kohës, nga e cila fitohet pasuria.
– Agjërimi i ramazanit sepse të bën të agjërosh sikurse në agjërim.
– Kryerjen e haxhit.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëraviu
“Rruga drejt afrimit me Allahun”
Përktheu: Dr. Musli Vërbani