Namazi dhe shtyllat e islamit

Namazi dhe shtyllat e islamit

Muslimani i cili nuk mund të shkojë në haxh, e dihet se islami i ka pesë shtylla (e haxhi një ndër to), atëherë muslimani në këtë rast mund t’i realizojë vetëm katër shtyllat tjera.

Nëse ai nuk mund ta kryej haxhin dhe nuk mund të agjërojë për shkak të ndonjë sëmundje të përkohshme, nga ai bie obligueshmëria e agjërimit dhe i mjafton fidja. Kështu pra, në këtë rast, për persona të tillë llogariten tri shtylla.

Për të varfrin, pra sa i përket muslimanit të varfër, shikohen dy çështje:

E para: Dëshmia se nuk ka Zot tjetër pos Allahut dhe se Muhamedi a.s. është i dërguar i Allahut.

E dyta: Falja e namazit.

Namazi është shtyllë themelore e pandashme për besimtarin. Nuk ndahet prej tij në asnjë çast dhe nuk arsyetohet në asnjë rrethanë prej rrethanave të krijuara në jetë.

Falësi i cili nuk mund të falet në këmbë, falet ulur.

Nëse nuk mund të falet ulur, falet i shtrirë.

Nëse nuk mund të falet i shtrirë, falet me shenja.

Nëse nuk mund të falet me shenja, atëherë falet siç ka mundësi, pra vetëm me mendje, duke e menduar faljen e namazit, kështu që ai i përmbledh kushtet e namazit në mendjen e tij dhe falet vetëm me mendjen e tij.

Kështu pra, namazi është çështje e pandashme prej së cilës besimtari nuk mund të lirohet asnjëherë.

Kështu pra, namazi është shtyllë e islamit dhe shtyllë e secilit musliman. Për këtë arsye edhe obligueshmëria e tij (ligjësimi i namazit) ka ndodhur në mënyrë të drejtpërdrejtë, ndërsa obligueshmëria e drejtpërdrejtë drejtuar të dërguarit të Allahut s.a.v.s. na e përkujton afrimin e tij me Allahun në Sidretul Munteha se si është përshëndetur Muhamedi a.s. me afërsi dhe si atë përshëndetje e ka përcjellë te umeti i tij me mjetin prej mjeteve afruese.

Njeriu më së afërmi është me Zotin e tij atëherë kur është në sexhde.

Namazi në vete përmban kohën dhe vendin. Çdo vepër të cilën e vepron njeriu, përbëhet prej vendit dhe kohës, vetëm se tek obligimet:

– ndonjëherë veprimi i obligimit përmban kohë dhe nuk përmban vend;

– ndonjëherë veprimi i obligimit përmban vend dhe nuk përmban kohë;

– ndonjëherë veprimi përmban edhe kohë edhe vend, pra i përfshinë të gjitha elementet e ngjarjes dhe veprimit.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëraviu

“Rruga drejt afrimit me Allahun”

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s