Namazi, shoqëria dhe forca në islam
Pejgamberi s.a.v.s. në namaz është përqendruar në dy çështje:
E para: Çështja e cila kërkon qetësimin e gjendjes – ajo është për të përjetuar begatitë dhe për të falënderuar. Për këtë arsye pejgamberi s.a.v.s. qetësohej dhe freskohej në namaz.
E dyta: Brenga – përkujtimin e vazhdueshëm në Zotin e Fuqishëm dhe të Gjithëpushtetshëm e bënte ashtu që nëse një çështje nuk i shkonte si duhej, falte namaz.
Kështu pra, namazi e ka etikën dhe estetikën ku qetësohet shpirti, në të shihet madhështia, të cilës i nënshtrohet i fuqishmi. Përderisa të gjitha obligimet të cilat i ka obliguar Allahu për robërit e tij janë që i obliguari të jetojë duke i kryer ato obligime, atëherë vetëm namazi bën që i obliguari të jetojë me Obliguesin dhe kur i obliguari jeton me Obliguesin dhe në prezencën e Tij ekziston forca e rrezatimit dhe paraqitjes së dritës, dritë rrezatuese e cila paraqitet në të gjitha obligimet në jetë, me anë të të cilave fitohet ndihmë dhe mbështetje nga Allahu dhe kjo dritë forcohet nga Zoti i Cili i ka krijuar të gjithë njerëzit.
Ne, të gjitha obligimet i kemi prej Allahut, mirëpo në namaz jemi me Allahun. Të gjitha obligimet janë si rezultat i cilësive të Tij, ndërsa namazi është rezultat i Tij. Për këtë arsye, namazi e ka pasur fatin që prej të gjitha obligimeve ta ketë vendin e posaçëm të obligimeve sepse të gjitha obligimet tjera janë obliguar nëpërmjet Xhibrilit, kurse vetëm namazi është veçuar me atë se Muhamedit a.s. i është komunikuar prej Zotit të Lartmadhëruar në mënyrë të drejtpërdrejtë. Është specifikuar edhe me atë se është shtyllë e islamit dhe shtyllë e muslimanit. Dallimi në mes të shtyllës së islamit dhe shtyllës së muslimanit qëndron në atë se, siç e dimë shtyllat e islamit janë pesë, mirëpo sa i përket të obliguarve në islam, e shohim se në disa raste ndodhë që disa shtylla të islamit bien nga obligimi, kështu që shtyllë e muslimanit është ajo që mbetet pasi të bien shtyllat tjera, varësisht se cila shtyllë prej shtyllave mungon në obligueshmëri.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëraviu
“Rruga drejt afrimit me Allahun”
Përktheu: Dr. Musli Vërbani