Mëshira dhe kujdesi ndaj jetimëve

Mëshira dhe kujdesi ndaj jetimëve

Musai a.s. ka qenë pejgamber.

Gjatë një udhëtimi është shoqëruar me Hidrin a.s.

Në atë udhëtim ka mësuar prej Hidrit çështje shumë interesante sepse Hidrit a.s. i është dhënë cilësia e mëshirës dhe dituria prej Allahut.

Duke udhëtuar Musai a.s. dhe Hidri arrijnë në një qytet.

Aty kërkojnë ushqim dhe vendstrehim.

Banorët ishin koprrac, ata as nuk u japin ushqim dhe as nuk i strehojnë.

Duke kaluar në anën tjetër të qytetit e shohin një mur të vjetër, i cili ishte duke u rrëzuar, e që rrëzimi i atij muri do t’i dëmtonte kalimtarët dhe do të rrezikonte gjendjen e banorëve.

Hidri a.s. i thotë Musaut a.s. që ta riparojnë atë mur.

Pasi që e riparojnë Musai a.s. i thotë:

– Po pasi e riparuam atëherë le të kërkojmë kompensim.

Hidri i thotë:

– Jo, nuk do të kërkojmë kompensim sepse murin e kam riparuar për arsye tjetër.

Arsyeja është se nën mur ishte vendosur një thesar i dy jetimëve.

Rrëzimi i atij muri do të zbulonte thesarin e tyre,

Atë thesar do ta merrnin ai popull koprrac. Kështu që pas riparimit, fëmijët jetimë do të rriten.

 Pasi që të rriten Zoti do t’ua mundësojë atyre dy jetimëve që të arrijnë deri te zbulimi i atij thesari.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s