Namazi është për të nderuar njerëzimin

 Namazi është për të nderuar njerëzimin

Kur Zoti i Lartmadhëruar na ka obliguar me namaz, na ka obliguar për të na nderuar sepse na ka ftuar për të na dhuruar, e përderisa të fton për dhuratë, nuk është e drejtë refuzimi i ftesës.

Zoti i Lartmadhëruar na ka ftuar pesë herë përgjatë ditës dhe natës. Përpos kësaj nuk e ka mbyllur derën në kohët tjera, por në pesë kohë e ka bërë të domosdoshme që t’i përgjigjemi ftesës, e ka bërë të domosdoshme që në ato pesë kohë të prezantojmë për t’i marrë begatitë (dhuratat) e Allahut.

Zoti i Lartmadhëruar të ka obliguar të prezantosh që t’i marrësh begatitë (dhuratat) dhe të pranosh përshëndetjen dhe thotë: Dera ime nuk është e mbyllur, por ti, që nga momenti i besimit në Allahun e ke marrë çelësin e afërsisë me Allahun dhe nëse do Allahu kurrë nuk të lë anash dhe ti qëndron gjithmonë me Allahun, kështu që:

– përsërite takimin sa të duash,

– qëndro në prezencën e Tij sa të duash dhe

– kërko çka të duash.

Mirëpo ,ndryshe është situata me ata të cilët janë më pak të rëndësishëm (me njerëzit). Ata (njerëzit) kur të na thërrasin, edhe pse na japin diçka prej kohës së tyre, ne, nëse dëshirojmë takimin me ta, i përgjigjemi thirrjes së tyre, e nëse nuk dëshirojmë nuk i përgjigjemi, vetëm se nëse i përgjigjemi ftesës së tyre, ata e përcaktojnë kohën, e përcaktojnë vendin, e përcaktojnë temën e bisedës, mirëpo (sa i përket takimin me Zotin), Zoti i Lartmadhëruar thotë:

Çelësin e ke ti:

– më tako mua, në cilën kohë të duash,

– më kërko çka të duash,

– nuk e anuloj takimin me ty ashtu siç veprojnë udhëheqësit tuaj, të cilët i anulojnë takimet me të tjerët, përderisa,

– Unë nuk mërzitem me adhurimin që dhuron emocione tek njerëzit,

– lë gjurmë të pashlyeshme tek popujt dhe

– ndikon te njerëzit të shpenzojnë jetën e tyre për të më adhuruar me adhurim të sinqertë.

Adhurimi ndaj njeriut i cili është i ngjashëm me ne, pra adhurimi ndaj krijesave të Allahut, është i turpshëm dhe i ithët. Pse?

(Përgjigjja) Sepse:

– zotëria e merr të mirën e robit të tij, mirëpo

– adhurimi ndaj Allahut nuk është e kësaj natyre sepse bën që robi të merr të mirat e Zotit të tij.

Kështu pra,

– adhurimi i njeriut ndaj njeriut është i hidhur sepse merret e mira e robit prej zotërisë, përderisa

– adhurimi ndaj Allahut, Zotëria, Allahu i Lartmadhëruar të jep të mirat e Tij. Për këtë arsye të diturit kanë thënë:

Më mjafton mua nderi sepse unë jam rob

e takoj Zotin pa termin.

Ai është në pozitën më të lartë

dhe unë e takoj kur të dua dhe ku të dua.

Tani varet nga ju, kur të besosh në Allahun, të pranon. Dëshira e Allahut është në korelacion me dëshirën tënde. Më përkujto Mua, të të Përkujtoj ty. Kush dëshiron ta Përkujtoj, më përkujton Mua. Mjetin e ke ti në dorë:

“Unë jam në mendimin e robit Tim.

Unë jam me të kur më përkujton Mua.

Nëse më përkujton në vete, e kujtoj në veten Time.

Nëse më kujton në publik, e kujtoj në një vend publik më të lartë.

Nëse më afrohet një pëllëmbë, i afrohem një hap.

Nëse më vjen duke ecur, i afrohem më shpejtë.”

Hadith kudsij

Muhamed Muteveli Esh-Shaëraviu

“Rruga drejt afrimit me Allahun”

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s