Namazi dhe urdhri janë Një

Namazi dhe urdhri janë Një

Zoti i Lartmadhëruar me anë të namazit na mëson se si duhet të veprojmë të gjithë së bashku duke iu nënshtruar një urdhri, e ai është Imami. Njeriu (në namaz) flet dhe vepron pasi të flet dhe të veprojë Imami, pra ata e pasojnë Imamin. Pse?

(Përgjigjja) Sepse aktiviteti në jetë patjetër duhet ta ketë udhëheqësin dhe njerëzit paraqiten për të marrë përgjegjësi. Në këtë rast, atë i cili merr përgjegjësi (Udhëheqjen-Qeverisjen) nuk duhet ta shikojmë si nder për të, por duhet ta dimë se ai është i ngarkuar (me përgjegjësi).

Emërimi në poste nuk është nder, por është përgjegjësi. Kjo për atë i cili e kupton të drejtën e përgjegjësisë.

Nëse bëhemi të dëgjueshëm dhe asnjëri nga ne nuk e kundërshton udhëheqësin tonë dhe nëse ky koncept vuloset në zemrat tona, nëse këtë çështje e bëjmë përditshmëri, atëherë do të bëhet e zakonshme (e përditshme) që të dëgjojmë urdhrat dhe të mos i veprojmë ndalesat dhe aktiviteti ynë do të ishte në harmoni me njëri-tjetrin ashtu që energjitë bashkohen dhe nuk shkapërderdhen, ndërlidhen dhe nuk shpërpushen.

Ekziston edhe një çështje tjetër, nëse Imami bën ndonjë veprim i cili është në kundërshtim me namazin, atëherë cilido prej pasuesve të Imamit që ka mundësi duhet ta rregullojë gabimin e tij, nëse Imami harron i tërhiqet vërejtja, nëse gabon i tregohet për ta përmirësuar gabimin.

Nuk ka tregues më të mirë se sa rasti kur prezantuesi pranë të dërguarit të Allahut e pyet të dërguarin e Allahut: A mos e shkurtove namazin apo mos ke harruar?

I dërguari i Allahut i thotë: Asnjëra prej tyre nuk ishte!

Atëherë prezantuesi i thotë: Por diçka prej tyre kishte.

Nga kjo ngjarje shihet se njëri prej sehabeve e ka kundërshtuar të dërguarin e Allahut. Pse?

(Përgjigjja) Kjo situatë (ngjarje) është përgjegjësi prej Allahut. Muhamedi a.s. dhe urdhëresa për të janë adhurim ndaj Allahut.

Në këtë mënyrë, me anë të namazit përfitojmë mësim nga udhëheqësi ynë, e ajo është se ne kemi zbatuar thirrjen prej Allahut dhe jemi prezent para Allahut, po ashtu kemi ardhur në pozitën për të kuptuar

– krijimin,

– sistemin dhe

– politikën.

Nëse këtë e praktikojmë vazhdimisht, çka do t’ishte statusi?

Statusi do të ishte se muslimanët arrijnë në pozitën në të cilën dëshiron Allahu, robër fisnik, (status) sikurse të melekëve, dhe po të mos ndërhynte shejtani në adhurim dhe po të mos sillej në zemrat e robërve, njeriu do të ngrihej lart krijesave aq sa do t’i shihnin hapësirat e qiejve dhe të tokës.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëraviu

“Rruga drejt afrimit me Allahun”

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s