Adhurimi në Allahun është mjet për t’u afruar dhe për të marrë fitimin
Adhurimi në Allahun është adhurim i begative, nuk duhet të ndihet turpërim prej saj. Për këtë arsye Zoti i Lartmadhëruar thotë:
لَّن يَسْتَنكِفَ الْمَسِيحُ أَن يَكُونَ عَبْدًا لِّلَّهِ
“Mesihu nuk tërhiqet prej asaj se është rob i All-llahut.” (En-Nisa: 172)
Që do të thotë: O ti i cili i lutesh Allahut, pejgamberët e Allahut nuk janë turpëruar që të jenë robër të Allahut, nga shkaku se adhurimi të jep krenari, adhurimi nuk lejon të mbizotërojë rrena dhe shpifja, duke thënë se: “Ai (Isa) është Zot ose ai (Isa) është i biri i Zotit.” Për këtë arsye, kur Zoti i Lartmadhëruar na ka paraqitur ngjarjen e Israsë dhe Miraxhit çka ka thënë?:
سُبْحَانَ الَّذِي أَسْرَىٰ بِعَبْدِهِ
“Pa të meta është Lartmadhëria e Atij që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës.” (Isra: 1)
Adhurimi është mjet për t’u afruar te Allahu. Zoti i Lartmadhëruar e ka paraparë që kur robi bën një kërkesë në namaz dhe nuk i përgjigjet, ndoshta robi mendon se namazi i tij është i pavlefshëm dhe ndoshta Zoti i Lartmadhëruar nuk e ka dëgjuar dhe pas kësaj fillon të dyshon, fillon të krijojë iluzion, a ndoshta Zoti veçse ia ka pranuar lutjen, por ia ka vonuar që ta testojë. Thonë se: Sprova (testi) në Allahun është mëdyshje. Përderisa ti testohesh me Allahun, ti je në mëdyshje. Po ashtu, kur ti e lut Zotin dhe Ai nuk të jep çka dëshiron ti, dije se ai është duke vepruar me ty, paralel me botëkuptimin tënd dhe urtësinë e Tij ndaj jush.
Ti ndoshta përderisa je në sexhde të namazin tënd kërkon diçka. Robi më së afërti me Zotin është kur qëndron në sexhde. E lut (Zotin) dhe nuk të përgjigjet, pra nuk e plotëson dëshirën tënde, mirëpo në fakt, në bazë të çështjes së besimit (akaidit) të është përgjigjur sipas urtësisë së Tij dhe nuk të është përgjigjur ty sipas urtësisë tënde. Si?
(Përgjigjja) Nëse djali yt të thotë: Dëshiroj të ma blesh një revole. Ti frikohesh se ai duke lozur me atë revole mund të vrasë ndonjë njeri. Pas një kohe i thua qetësohu. Ti nëse vepron kështu, ti i ke dhënë më shumë se ç’dëshiron ai sepse ai ka dashur të lozë dhe të zbavitet, mirëpo në esencë nuk i ke përmbushë dëshirat e tij sepse ju jeni frikësuar nga e keqja, e duke e larguar nga dhënia (e revoles), në fakt ti e ke larguar nga e keqja.
Kur je duke e lutur Allahun në namazin tënd dhe nuk të është përgjigjur, ta dish se nuk të është përgjigjur në bazë të botëkuptimit tënd, mirëpo Zoti të është përgjigjur në bazë të urtësisë së Tij. Për këtë arsye, për të na qetësuar, Zoti i Lartmadhëruar thotë:
وَيَدْعُ الْإِنسَانُ بِالشَّرِّ دُعَاءَهُ بِالْخَيْرِ ۖ وَكَانَ الْإِنسَانُ عَجُولًا
“Njeriu lutet për të keq dhe për të mirë. Njeriu është i ngutshëm.” (El-Isra: 11)
Njeriu thotë: Më jep këtë, sepse ai e mendon se është e mirë për të, por faktikisht është e keqe për të. Kur Zoti i Lartmadhëruar e ka penguar nga e kërkuara, Ai e ka penguar nga e keqja, mirëpo ai mendon se nuk i është përgjigjur kërkesës së tij. Allahu i është përgjigjur dhe i ka dhënë të mirën, por ajo e mirë është siç e sheh Ai dhe jo siç e sheh dhe e mendon ti. E gjithë kjo është burim i përmirësimit të adhurimit të sinqertë ndaj Allahut.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëraviu
“Rruga drejt afrimit me Allahun”
Përktheu: Dr. Musli Vërbani