Davudi a.s. pejgamber
Zoti i Madhëruar i kishte dhënë Davudit a.s. mençuri dhe dituri.
Zoti i Lartmadhëruar e ka mësuar Davudin a.s. për gjithçka.
Davudi a.s. kishte zë të bukur.
Kur e këndonte Zeburin, edhe pylli e dëgjonte me vëmendje.
Po ashtu edhe zogjtë e shpendët ndaleshin dhe e dëgjonin me vëmendje.
Përpos zërit të bukur, Davudi a.s. ishte edhe farkëtar i njohur.
Ai e lakonte hekurin pa e nxehur fare.
Ndërtonte mburoja të luftës dhe mjete luftarake.
Ishte prijës i njohur.
–
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”