Shpërthimi i ujit nga guri

Shpërthimi i ujit nga guri

Një ditë prej ditëve, populli i Musait a.s. u gjend në gjendje shumë të vështirë.

U ballafaqua me krizë natyrore, saqë nuk kishte ushqim.

Përroskat dhe lumenjtë ishin shterur.

Kafshët kishin ngordhur.

Bimët ishin tharë.

Vdekja e merrte çdo ditë nga një qytetar.

Ata nuk kishin zgjidhje tjetër, pos të kërkojnë që Musai a.s. t’i lutej Zotit që të bie shi.

Musai a.s. e pranoi kërkesën e tyre dhe iu lut Zotit të Lartmadhëruar duke i ngritur duart lart për të zbritur shi nga qielli.

Zoti e urdhëron Musain a.s. që me shkop t’i bie gurit.

Musai a.s. i bie gurit dhe menjëherë prej gurit kanë shpërthyer dymbëdhjetë burime.

Të gjithë pinin ujë, dhe të gjithë mahniteshin!

Kjo është fuqia e Allahu të Lartmadhëruar.

Me këtë Allahu i Lartmadhëruar ka dashur që të na mësojë se Ai është Sundimtari absolut, Gjykuesi absolut, Caktuesi i çdo çështjeje.

Allahu i Lartmadhëruar me këtë ka dashur që të na mësojë se Ai është Gjykuesi absolut.

Allahu i Lartmadhëruar me këtë ka dashur që të na mësojë se Ai është Caktuesi i çdo çështjeje.

Besimtari është krijesa më e lumtur në tokë, sepse ai ka besim dhe bindje të plotë në Allahun e Lartmadhëruar dhe ka bindje të plotë në fuqinë e Tij.

Zoti i Lartmadhëruar thotë:

“Dhe përkujto atëherë kur Musai a.s. kërkoi ujë për popullin e tij.

Dhe Ne i thamë: Bjeri me shkopin tënd gurit.

Ai i ra: Dhe menjëherë shpërthyen dymbëdhjetë burime.

Dhe secili fis e dinte vendburimin e tij.

Hani dhe pini prej furnizimeve të Allahut.

Mos u bëni shkatërrimtarë në fytyrën e tokës”.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s