Shkopi dhe deti

Shkopi dhe deti

Musai a.s. dhe Haruni a.s. kishin mbledhur izraelët dhe ishin larguar nga Firauni.

Firauni me ushtrinë iu vu nga pas që t’i vriste.

Musai a.s. kishte arritur në breg të Detit të Kuq.

Nga larg, dukeshin flamurët e ushtrisë së Firaonit.

Izraelët që ishin me Musain i pushtoi frika.

Ishin momente shumë të rënda.

Para kishin detin. Prapa ushtrinë armike.

Nuk kishin as forca, as armë për të luftuar.

Musai a.s. i qetësoi duke u thënë.

– Mos u trembni, Zoti i botëve është me ne, Ai do të ma tregojë rrugën.

Zoti e urdhëroi Musain:

– Preke detin me shkop!

Sapo shkopi i Musait preku detin, ujërat e tij u ndanë më dysh.

Hapet një rrugë mu në mes të detit.

Musai a.s. nga para dhe Izraelitët nga pas, nisën të ecnin nëpër rrugën e hapur në det.

Ishte një mrekulli e jashtëzakonshme!

Dallgët shkrumbonin e hidheshin, por vetëm anë rrugës. Përgjatë kalimit, sikur i mbante një dorë e padukshme dhe ata as që i lagnin udhëtarët.

Kur arriti Faraoni në breg të detit u ngri nga habia.

Një tjetër mrekulli. Një rrugë kalimi, e thatë, mu në mes të detit!

Në fillim u tremb, por pastaj ra pre e inatit dhe e zemërimit të vet. I urdhëroi të ndiqnin rrugën.

Faraoni para dhe ushtria me kuaj nga pas, nisën të ecnin nëpër rrugën ku pak më parë kishte kaluar Musai a.s. me njerëzit e vet.

Ushtria e Faraonit kishte arritur mu në mes të detit.

Zoti e urdhëroi detin të kthehej në gjendjen e mëparshme.

Faraoni dhe ushtria e tij gjigante gjendeshin në fund të detit.

Deti i kishte përpirë. As edhe një gjurmë, as nga faraoni, as nga ushtria e tij.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s