Karuni

Karuni

Karuni ka qenë prej popullit të Musait a.s.

Ai ka qenë edhe prej familjes së Musait a.s..

Ai e dinte Tevratin përmendësh.

Kur e këndonte Tevratin, e këndonte me zë të bukur.

Karuni e shtypte popullin e vet ngase kishte shumë pasuri.

Karuni kishte aq shumë pasuri saqë një grup njerëzish mezi mund t’i mbanin çelësat e magazinave të pasurisë.

Populli i vet i tha:

– Mos u kreno aq fortë sepse Allahu nuk i do të shfrenuarit!

Musai a.s. i ka thënë:

– Dhe bën të mira, ndihmoju të tjerëve ashtu siç Allahu të ka bërë mirë ty, e mos bën të këqija në tokë.

Zoti Lartmadhëruar e urdhëroi që të japë 1 % zekat.

Karunit i dukej shumë.

Karuni jo vetëm që ka refuzuar ta japë zekatin, por u thoshte tjerëve:

– Musai çdo gjë që ju ka urdhëruar e keni dëgjuar, por tash mos e dëgjoni.

Atëherë Zoti i Lartmadhëruar i thotë Musait a.s. që të bëjë dua që të fundoset Karuni me tërë pasurinë e tij.

Musa a.s. u lut:

– Oj tokë fundose Karunin dhe pasurinë e tij.

Lutja e Musait a.s. është pranuar.

Karuni së bashku me pasurinë e tij është fundosur në tokë, për arsye se nuk e ka dhënë zekatin.

Karunin së bashku me pasurinë e ka mbuluar dheu për së gjalli, për arsye nuk i ka ndihmuar të tjerëve.

Karuni së bashku me pasurinë e tij është fundosur në tokë sepse nuk e ka dëgjuar urdhrin e Zotit.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s