Përmendja

Përmendja

Aktivitet i jetës do të thotë: Udhëtimi dhe puna në sipërfaqen e tokës.

Ajo që duhet cekur në çështjen e aktivitetit është të pasurit aftësi, të pasurit mundësi. Ne e dimë se paaftësia ekziston te disa persona. Por ne shohim se paaftësia ekziston në numër të vogël dhe të kufizuar. Nëse përllogarisim dhe analizojmë numrin e personave me aftësi të kufizuar, si f.v., kaq janë të çmendur, kaq janë pa një këmbë, kaq janë të verbër, rezulton se përballë shumicës (personave të aftë) janë pakicë (personat me aftësi të kufizuar).

Zoti i Lartmadhëruar, këtë pakicë e ka paraparë në botë që njerëzit t’i shikojnë (përkujtojnë) begatitë e Allahut në veten e tyre, nëse veç kanë harruar.

– Ti nuk e di begatinë e syve të tu përderisa nuk e sheh të verbrin teksa mundohet. Kur e sheh atë, atëherë zgjohesh dhe e shikon veten tënde.

– Ti nuk e di vlerën e ecjes tënde (këmbëve tua) përderisa nuk e sheh të çalin.

– Ti nuk mund ta dish vlerën e organeve në trupin tënd të cilat veprojnë në bazë të dëshirave tua, përderisa nuk e sheh një njeri i cili nuk mund të lëvizë organet e trupit të tij në bazë të dëshirave të tij. E sheh se dëshiron të lëvizë, por nuk mundet sepse nuk funksionon nervi i cili e dirigjon atë organ të organizmit.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëraviu

“Rruga drejt afrimit me Allahun”

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s