Aftësinë e kufizuar në krijesat e Allahut, Allahu e ka bërë mjet që krijesat e Allahut ta kuptojnë se i kanë harruar të mirat e Tij. Për këtë arsye, njerëzit me aftësi të kufizuar janë të paktë (pakicë). Mirëpo, paraqiten pyetjet:
Pse Allahu i ka zgjedhur personat me aftësi të kufizuar që të jenë shembull për ne?
Cili është mëkati i tyre?
Cili është mëkati i të verbrit që Allahu e ka bërë të jetë i verbër?
(Përgjigjja) Ti e sheh çka i mungon (i është marrë) atij, mirëpo ti nuk e di se çka Allahu i ka dhënë atij në kundërvlerë të asaj aftësie të kufizuar.
Nëse ti shikon në dukurinë e aftësisë dhe analizon me vëmendje çdo begati, do të shohësh se atij i është dhënë aftësi tjetër e cila ia kompenson të munguarën. Poeti thotë:
Është verbëruar i mençuri
edhe pse mençuria e tij është nga verbëria.
Dhe humbi drita e syrit kur zemra refuzoi diturinë.
Atëherë kur njerëzit e humbin virtytin e zemrës.
Shprehje të cilën Zoti i Lartmadhëruar e vendos në logjikën e paaftësisë së tyre logjikuese. Ata e marrin formën e formës së paaftësisë nga mjetet ekzistuese. Ata mund të jenë burim i aftësisë në çështje tjera sepse kur e sheh se atij i mungon diçka nga njerëzit tjerë, ai provon që në veten e tij të gjejë diçka çka e zhvillon dhe këtë e bën deri sa ta zëvendësojë atë çka i mungon. Shumë prej gjenive kanë qenë me aftësi të kufizuara.
Kështu pra, Zoti i Lartmadhëruar kur dikujt i merr diçka, atë ia kompenson me diçka tjetër. Zoti i Lartmadhëruar nuk ka marrë fëmijë për veten e Tij. Përderisa ai nuk ka marrë fëmijë për veten e Tij, atëherë të gjitha krijesat në këtë pikë janë të njëjtë me Zotin. Në përgjithësi janë të barabartë. Për këtë arsye në të kaluarën thoshim:
Përllogaritja kryesore është kur njeriu i llogarit çështjet si në vijim:
– të jetë i shëndoshë,
– të mos ketë të meta në trup,
– të jetë i lumtur,
– të jetojë i qetë,
– të jetë me mendje të shëndoshë, i mençur,
– të ketë mundësi të ketë fëmijë,
– të ketë mundësi të punojë dhe të sigurojë ekzistencën,
– të ketë edhe këtë… pastaj…
Kur të mblidhen të gjitha këto, do ta shohësh se në përgjithësi të gjithë njerëzit janë të barabartë në këto çështje, mirëpo ajo e cila i peshon të gjitha këto çështje është devotshmëria.
Mirëpo njerëzit kur i shikojnë dallimet, i shikojnë dallimet në trup dhe i harrojnë specifikat e tjetrit. E sheh veten të pastër dhe me dukje të mirë dhe sheh te tjetri ndryshe. Po të ishte i logjikshëm, i mençur dhe besimtar, do të duhej të thoshte: Cila është çështja e cila e bën dallimin në mes atij i cili është më poshtë se unë në veshje dhe dukje, që t’ia kompensoj atë që kam unë me mjete materiale. Mos e nënçmo pse ka mangësi në diçka. Nënçmoje veten në atë që ti ke mungesë në diçka çka ai e ka, e ti nuk e ke. Për këtë arsye Zoti i Lartmadhëruar thotë:
لَا يَسْخَرْ قَوْمٌ مِّن قَوْمٍ عَسَىٰ أَن يَكُونُوا خَيْرًا مِّنْهُمْ
“Nuk bën të tallet një popull me një popull tjetër, meqë të përqeshurit mund të jenë më të mirë nga ata të cilët përqeshin dikë tjetër.” (El-Huxhuratë : 11)
Pse kjo kështu?
(Përgjigjja) Sepse ti shikon vetëm çështjen sipërfaqësore dhe nuk shikon edhe çështjet të cilat të janë dhënë ty. Mos ashtu! Shikoje edhe atë, shikoje në thellësi, çka posedon ai. Mblidhi begatitë dhe do të shohësh se ai ka disa gjëra më të mira se ti. Secili merr të drejtën e tij nga kandari.
—
Muhamed Muteveli Esh-Shaëraviu
“Rruga drejt afrimit me Allahun”
Përktheu: Dr. Musli Vërbani