Përgjatë aktivitetit të jetës nuk do të thotë se duhet të harrojmë planprogramin e Allahut

Përgjatë aktivitetit të jetës nuk do të thotë se duhet të harrojmë planprogramin e Allahut

Nëse njerëzit nuk punojnë në tokë dhe nuk i shfrytëzojnë të mirat e saj, kjo do të thotë se njerëzit nuk i përmbahen planprogramit të Zotit të Lartmadhëruar.

 Përderisa punohet në tokë dhe zhvillohet aktivitet, atëherë duhet të thuhet se Zoti i Lartmadhëruar e ka bërë ndërlidhjen e punës me rizkun, e cila është çështja më e rëndësishmja për njeriun. Zoti i Lartmadhëruar thotë:

فَامْشُوا فِي مَنَاكِبِهَا وَكُلُوا مِن رِّزْقِهِ

“…andaj, ecni nëpër anët (me vështirësi) e saj dhe ushqehuni me furnizimin (rizkun) e Tij.” (El-Mulk : 15)

Puna në anët e ndryshme të tokës, angazhimi në rrugët e Allahut dhe lodhja, të gjitha këto të sjellin rizkun sepse vepra jote, sado që të jetë e mirë, nuk e krijon rizkun, por puna e ndërlidhë rizkun me ty, rizk i cili gjendet në tokë. Zoti i Lartmadhëruar e ka garantuar rizkun në tokë kur thotë:

قُلْ أَئِنَّكُمْ لَتَكْفُرُونَ بِالَّذِي خَلَقَ الْأَرْضَ فِي يَوْمَيْنِ وَتَجْعَلُونَ لَهُ أَندَادًا ۚ ذَٰلِكَ رَبُّ الْعَالَمِينَ ﴿٩﴾ وَجَعَلَ فِيهَا رَوَاسِيَ مِن فَوْقِهَا وَبَارَكَ فِيهَا وَقَدَّرَ فِيهَا أَقْوَاتَهَا

“Thuaj: – A ju jeni ata që nuk i besoni Atij që e krijoi tokën për dy ditë dhe Atij i përshkruani shok, e Ai është Zoti i botëve! Ai që në të vuri kodra të forta, ia shtoi të mirat asaj.” (Fussilet : 9,10)

Kjo i bie që furnizimet (rizku-ushqimet) janë të vendosura në tokë dhe janë të garantuara në tokë prej Zotit të Lartmadhëruar.

Vepra jote nuk e krijon rizkun (furnizimin), por puna jote të dërgon deri te rizku (furnizimi). Ky është kuptimi i ajetit kur Zoti i Lartmadhëruar thotë:

فَامْشُوا فِي مَنَاكِبِهَا وَكُلُوا مِن رِّزْقِهِ

“…andaj, ecni nëpër anët (vështirësitë) e saj dhe shfrytëzoni begatitë e Tij.” (El-Mulk : 15)

E shohim termin e përdorur: “Dhe ecni” që do të thotë “veprim-aktivitet”, ndërsa,

termi i përdorur: “menakibiha” do të thotë “vështirësi”.

Kjo nënkupton se puna në tokë nënkupton veprim të mundimshëm. Për këtë arsye, ata të cilët punojnë duhet të presin pagën e punës dhe jo atë çka ua lehtëson pagën e punës. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Jepjani pagën punëtorit para se t’i teret djersa.”

Shumica e punëtorëve, në thënien e pejgamberit e shohin vetëm anën “jepjani pagën punëtorit” dhe e neglizhojnë anën tjetër të thënies “para se t’i teret djersa”. Kjo nënkupton se puna “e ka djersitur atë”. Çdo punë formale, e cila të zhvesh nga përgjegjësia dhe nuk të djersitë, çon në atë se ti nuk e meriton atë pagesë dhe ajo pagesë nuk është e lejuar për ty. Për këtë arsye, çdo çrregullim në këtë botë është si pasojë e punës formale dhe pa u djersitur në punë.

Punë formale do të thotë që ti ta zhveshësh veten nga përgjegjësia e cila të bie mbi supet e tua dhe të punosh pa përgjegjësi dhe me neglizhencë. Por sikur ta dije se çfarë përgjegjësie ke, atëherë nuk do të të merrte as gjumi, e atëherë do të përkujdeseshe shumë më shumë në punë, dhe do t’ua kaloje edhe tjerëve të cilët e punojnë të njëjtën punë.

Sot, kur flitet për çrregullim, për dukuri negative dhe çdo ankesë e cila paraqitet ka të bëjë për pagën e punëtorit, dhe asnjëherë nuk përmendet djersa e punëtorit. Kurse nëse dëshirojmë stabilitet, atëherë duhet ta përmendim të dytën mu ashtu siç e përmendim të parën. Kush mashtron, e ka mashtruar veten e tij sepse njeriu nëse ka monitorues në punë, ai është i llojit të tij, për këtë shkak çështja neglizhohet, ndërsa nëse monitoron Ai i cili është i Përgjithmonshëm, e të Cilin nuk e zë as gjumi e as dremitja, ta dish se çdo lëvizje dhe aktivitet i juaji përllogaritet dhe nuk vonohet çështja për botën tjetër, mirëpo njeriu patjetër duhet të ballafaqohet me diçka deri sa Allahu ta sigurojë dhe ta mbrojë nga aktiviteti i jetës nga ata të cilët nuk besojnë në botën tjetër.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëraviu

“Rruga drejt afrimit me Allahun”

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s