Afrimi me Allahun
Zoti i Lartmadhëruar i ka ligjësuar shtyllat e islamit dhe këtë ligjësim e ka bërë të vazhdueshëm në mënyrë që të shprehet pa ndalë dashuria ndaj Allahut dhe besimi në Të, ashtu që njeriun ta nxjerrë nga harresa ndaj Tij, në mënyrë që të mos i neglizhojë begatitë që i janë dhënë.
Është e vërtetë se namazi shpenzon një pjesë të kohës së jetës, por ama e bekon pjesën e kohës tjetër, ashtu që ta bën të frytshme dhe kësisoj e kompenson kohën e humbur.
Zoti i Lartmadhëruar ka dashur që të bëhet deklarim publik për dashurinë ndaj Tij. Për këtë arsye e ka ligjësuar namazin kolektiv (të xhumasë).
Ne e dimë se koha duhet të jetë në mes të dy çështjeve:
E para: Në mes të shfrytëzimit të begatisë nga e cila të përfiton energji për aktivitetin tënd në begati.
E dyta: Në mes të aktivitetit tënd në begati.
Nëse ne e vështrojmë dhe e analizojmë thënien e Zotit të Lartmadhëruar:
فَإِذَا قُضِيَتِ الصَّلَاةُ فَانتَشِرُوا فِي الْأَرْضِ وَابْتَغُوا مِن فَضْلِ اللَّهِ
“E, kur të kryhet namazi, atëherë shpërndajuni në tokë dhe kërkoni begatitë e All-llahut.” (El-Xhumuatu : 10)
Kjo është çështja e parë.
Po ashtu Zoti i Lartmadhëruar ka thënë:
إِذَا نُودِيَ لِلصَّلَاةِ مِن يَوْمِ الْجُمُعَةِ فَاسْعَوْا إِلَىٰ ذِكْرِ اللَّهِ وَذَرُوا الْبَيْعَ
“…kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni shpejt për aty ku përmendet All-llahu, e lini shitblerjen, kjo është më e dobishme për ju, nëse jeni që e dini.” (El-Xhumua : 9)
Kjo është çështja e dytë.
Që të dyja urdhëresat së bashku i takojnë Atij i cili e ka të drejtën e urdhrit për krijesat e Tij, e Ai është Zoti i Lartmadhëruar. – Nëse e zbatojmë urdhrin e parë: “Kur thirret namazi i xhumasë” shkojmë dhe zbatojmë urdhrin për faljen e namazit dhe nuk e kemi zbatuar urdhrin tjetër, kështu që ne e kemi lënë pas dore pjesën e rëndësishme të obligueshmërisë.
—
Muhamed Muteveli Esh-Shaëraviu
“Rruga drejt afrimit me Allahun”
Përktheu: Dr. Musli Vërbani