Në xhemat, Zoti i Lartmadhëruar na tregon suksesin e tregtisë në jetë

Në xhemat, Zoti i Lartmadhëruar na tregon suksesin e tregtisë në jetë

Kështu pra, nxitoni në përmendjen e Allahut dhe ndërpriteni shitjen,ashtu që të jetë xhemat dhe shoqëri e cila e ndjenë dashurinë e ndërsjellë shoqërore.

Kjo ndjenjë ndërton shoqëri të qëndrueshme, shoqëri të qetë, në të cilën nuk ekziston kryelartësia.

Po ashtu, Zoti i Lartmadhëruar na orienton në lutje për njëri-tjetrin, ashtu që nëse e lexon Fatihanë:

بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ ﴿١﴾الْحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ ﴿٢﴾ الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ ﴿٣﴾

مَالِكِ يَوْمِ الدِّينِ ﴿٤﴾ إِيَّاكَ نَعْبُدُ وَإِيَّاكَ نَسْتَعِينُ ﴿٥﴾ اهْدِنَا الصِّرَاطَ الْمُسْتَقِيمَ ﴿٦﴾

صِرَاطَ الَّذِينَ أَنْعَمْتَ عَلَيْهِمْ غَيْرِ الْمَغْضُوبِ عَلَيْهِمْ وَلَا الضَّالِّينَ ﴿٧﴾

“Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Falënderimi i takon vetëm Allahut, Zotit të botëve. Bamirësit të përgjithshëm, Mëshirëbërësit. Sunduesit në ditën e Gjykimit! Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm te Ti ndihmë kërkojmë. Udhëzona në rrugën e drejtë. Në rrugën e atyre, të cilët i begatove me të mira, e jo në të atyre që je i hidhëruar dhe që kanë humbur.”(El-Fatiha)

Ti je ai i cili e lexon këtë sure, do të duhej të thuash (në njëjës): “Vetëm Ty të adhuroj dhe vetëm te Ti mbështetem”, mirëpo ti e thua (në shumës). E thua për vete dhe për tjetrin, tjetri e thotë për veten e tij dhe për tjetrin.

“Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm te Ti ndihmë kërkojmë..” (El-Fatiha, 5)

Pse e kam përfshirë veten në adhurim në bashkësi?. Dhe,

pse e kam përfshirë veten në kërkimin e ndihmës në bashkësi?

(Përgjigjja) Nga shkaku se ndoshta nuk jam i sigurt se vepra ime pranohet, mirëpo kur të jem në një shoqëri të madhe, është e pamundur që në shoqëri të madhe të mos jetë ndonjë prej “adhuruesve” dhe “kërkuesve të ndihmës” dhe është e mundur të jetë e pranuar vepra prej tyre. Nëse u pranohet, atëherë unë e kam përfshirë veten time në atë kontratë dhe Zoti ose e pranon nga të gjithë ose nuk e pranon nga të gjithë.

Kështu pra, nëse thua “Vetëm Ty të adhurojmë”, i bie që veten tënde e ke përfshirë me të tjerët, e ndoshta Zoti e ka pranuar veprën e tyre. Ti i di mangësitë e tua, por kur veten tënde e fut në marrëveshjen e tyre, Zoti i Lartmadhëruar ta pranon.

“Vetëm Ty të adhurojmë”, në këtë është veprimi i përbashkët me atë shoqëri.

Ti e vëren ndonjë njeri i cili nuk e pranon programin e Allahut, por ta dish se edhe ti në disa raste je indiferent (nuk i zbaton disa pjesë të programit të Allahut), për këtë arsye mos e nënvlerëso dhe mos e nënçmo atë, sepse vjen një kohë që vepra jote dhe vepra e tij pranohen për shkak të njëra-tjetrës. Është në dobinë tënde kur ndonjëherë ka njerëz të cilët i kanë shkëputur lidhjet me Allahun sepse në mes tyre dhe Allahut ka respekt. Kur unë me ata themi “vetëm Ty të adhurojmë”, e mira e tyre është angazhimi i tyre dhe nuk lejohet dhe nuk e meritojnë që ti t’i nënçmosh ose t’i përqeshësh ose t’i ofendosh.

 Kur ti i nënçmon ata, atëherë e ke ngushtuar hapësirën e vetes tënde për të pasur sukses në jetë, kështu pra, zgjeroji mundësitë e suksesit tënd, ashtu që kur ti e sheh një njeri i cili është larguar nga adhurimi, respektoje, ose së paku mos e nënçmo. Pse?

(Përgjigjja) Sepse ndoshta ai mund të krijojë hapësirë për ty për të pasur sukses dhe shpëtim, ashtu që kur i bashkëngjitesh atij, mund të ndodhë që të të pranohet vepra (për shkakun e tij).

Kështu pra, për të mirën tënde është që të jesh me njerëz të mirë. Mirësia, në rend të parë e shpie njeriun në dashamirësi shoqërore, ashtu që realizohet një lloj i adhurimit të drejtë.

 Çështja tjetër e adhurimit të përbashkët është se ti prezanton në fushën (arenën) e suksesit dhe të shpëtimit. Njeriu mëshirohet kur është në bashkësi.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëraviu

“Rruga drejt afrimit me Allahun”

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s