Produktiviteti i punës për të aftin dhe të paaftin
Të marrim një shembull:
Gjatë një proteste, nëse ndonjëri prej protestuesve brohorit diçka të keqe, e cila i hidhëron njerëzit, brohoritja dëgjohet, protestuesit e përsërisin. Nëse ndonjëri prej tyre arrestohet, i arrestuari thotë: “Jo, nuk jam unë, nuk jam unë” që do të thotë se brohoritja qëndron në mesin e bashkësisë (protestuese). Kështu pra, kur një ditë prej ditëve kur Zoti i Lartmadhëruar i mbledh njerëzit së bashku, në të mirën e njerëzve është që Zoti i Lartmadhëruar të na paraqet me rezultatet më të mira të veprave tona (në bashkësi).
Sa i përket përtacëve në namazin e tyre, ndoshta ata pretendojnë se namazi shpenzon kohë. Ata pretendojnë se koha e shpenzuar e namazit i pengon nga aktiviteti i jetës.
Ne i pyesim ata: Cila është vlera e kohës? Pse po vepron në kohë?
Ai përgjigjet: Që të jem aktiv në të.
Cili aktivitetit ka vlerë që prodhon produktivitet në jetë, na thuaj, a mos është fitimi i pasurisë?!
Atëherë ne i themi: Kështu pra, pusho dhe qetësohu.
Zoti i Lartmadhëruar e sheh se ti ke shpenzuar kohë, në të cilën ke humbur aktivitetin nga e cila do të kishe fituar të mira materiale. E njëjta vlen edhe për rastin kur ti punon dhe fiton pasuri, për të cilën Zoti i Lartmadhëruar të ka obliguar të bësh adhurim dhe të ka thënë: Prej pasurisë të cilën e ke fituar nga puna jote, një pjesë dua që ta marrë nga ti për vëllezërit e tu të dobët. Për këtë arsye, Zoti i Lartmadhëruar e ka ligjësuar zekatin.
Besimtari i cili e lexon Kur’anin, kur e lexon Kur’anin nuk mund të sheh (lexon) në Kur’an. “Nxjerre zekatin nëse ke pasuri” ose “vepro me qëllim të dhënies së zekatit”. Ka dallim në mes të teksteve: Jepe zekatin dhe veproje zekatin, ose aktivizohu në jetë me qëllim të zekatit.
Si është e mundur kjo?
Zoti i Lartmadhëruar thotë:
قَدْ أَفْلَحَ الْمُؤْمِنُونَ ﴿١﴾ الَّذِينَ هُمْ فِي صَلَاتِهِمْ خَاشِعُونَ ﴿٢﴾ وَالَّذِينَ هُمْ عَنِ اللَّغْوِ مُعْرِضُونَ ﴿٣﴾ وَالَّذِينَ هُمْ لِلزَّكَاةِ فَاعِلُونَ ﴿٤﴾
“Është e sigurt se kanë shpëtuar besimtarët,
ata të cilët janë të përulur dhe janë të kujdesshëm gjatë faljes së namazit,
dhe ata të cilët i shmangen të kotës (fjalë a punë),
dhe ata të cilët rregullisht veprojnë në dhënien e zekatit…”
(El-Muëminunë : 1-4)
A mos Zoti i Lartmadhëruar ka thënë:
“E japin zekatin” apo
“E veprojnë zekatin”?
Kjo nga shkaku se:
– Mënyra e shprehjes “japin zekatin” është për ata të cilët kanë pasuri dhe e japin zekatin. Përderisa,
– mënyra tjetër e shprehjes “veprojnë”, kjo është sikurse puna jote në jetë ka për qëllim fitimin:
– për të furnizuar veten,
– për të furnizuar atë të cilin e do, dhe
– për të furnizuar atë i cili nuk mund të punon.
Pra, ti jep prej të mirave të Allahut të Lartmadhëruar.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëraviu
“Rruga drejt afrimit me Allahun”
Përktheu: Dr. Musli Vërbani