Dallimi mes njerëzve tregon dobinë prej njëri-tjetrit

 Dallimi mes njerëzve tregon dobinë prej njëri-tjetrit

 Parashtrohet pyetja: Pasi çështja është kështu, çka ka përfituar i çmenduri nga kjo botë?

(Përgjigjja) Të çmendurin Zoti e ka krijuar njeri. Siç e dimë, njeriu është i dalluar me logjikën e tij. I çmenduri, në aspektin logjik është në pozicion negativ, pasi që i është hequr specifika e logjikës.

Çështja është kështu:

Çka dëshirojnë të mençurit e shëndoshë nga organet e tyre të shëndosha?

Çka dëshirojnë të mençurit në këtë jetë?

(Përgjigjja) Dëshirojnë që kur të thonë diçka të mos u refuzohet. Dëshirojnë të mos qortohen dhe të mos mallkohen për asgjë.

Në esencë kjo veç i është dhënë të çmendurit. Sepse i çmenduri ndonjëherë rrëzohet dhe ai qeshë. Nuk pyet për veprimin të cilin e vepron nga shkaku se edhe Zoti i Lartmadhëruar nuk e pyet për veprimet e tij në ditën e gjykimit.

Qëllimin, të cilin dëshiron që të angazhohet dhe ta realizojë personi, veç e ka arritur ai person të cilin e quajmë të çmendur. Veprimet e tij në jetë janë të zakonshme, pa brenga. Pra, kështu e ka caktuar Allahu. Me ato veprime, apo me një veprim prej veprimeve të tij, ta tejkalon ty, edhe pse e ke mendjen e shëndoshë, dhe ta tejkalon me veprimet e tij gjatë gjithë jetës. Si ndodhë kjo?

Njeriu (i mençur nga ne), i di të vërtetat dhe realitetin, por mendja e fsheh dhe nuk e tregon me fjalë, ndërsa i çmenduri e thotë fjalën e vërtetë dhe nuk brengoset, ndërsa ti nuk do ta tregoje. Për këtë arsye mendja quhet “mendje”. Pse?

(Përgjigjja) Logjikë do të thotë: atë të cilën e logjikon me logjikën tënde dhe të bën të mos e veprosh, e te i çmenduri është e kundërta, ai e bën dhe nuk brengoset. Ai ndonjëherë ecë dhe nuk rrëzohet, në momente kur të tjerët në raste të ngjashme rrëzohen, njerëzit okularë qeshin me të, e edhe polici qesh me të.

Kështu pra, i çmenduri, në një moment prej momenteve të veprimit me çmendurinë e tij, vepron çka ti me logjikën tënde nuk mund të veprosh asnjëherë në jetën tënde.

Zoti i Lartmadhëruar kur ka përcaktuar furnizimet, ka përcaktuar të gjitha mënyrat e jetesës për krijesat e Tij. Ta dini se, furnizimet janë të barabarta dhe jo të njëjta, jo të përsëritshme (uniforme).

 “E njëjtë e përsëritshme” nënkupton atë që ti ke këto cilësi të mira dhe unë i kam të njëjtat. Mirëpo, Zoti i Lartmadhëruar dëshiron që ekzistencën ta ndërlidhë ashtu që njëri me tjetrin të ndërlidhen me ndërlidhje të dobishme e të ndërsjellë. Ti ke nevojë për mua, unë kam nevojë për ty. Kjo nuk mund të realizohet ndryshe përpos nëse dallohemi me veçori ndaj njëri-tjetrit.

Njeriu i cili i posedon disa veçori, një pjesë ua jep atyre që nuk i posedojnë (ato veçori). Në këtë mënyrë respektohet dhe nuk kundërshtohet caktimi i Allahut.

Me këtë nënkuptohet që secili prej neve duhet ta respektojë Allahun për atë që ia ka dhënë në posedim dhe nëse secili prej nesh e respekton Allahun për atë që ia ka dhënë në posedim, atëherë caktimi i Allahut në ato çështje është i dobishëm.

Në të kaluarën thoshin: Kush ia jep të verbrit të drejtën, ai është me sy (sheh).

Muhamed Muteveli Esh-Shaëraviu

“Rruga drejt afrimit me Allahun”

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s