Musai a.s. në qytetin Medjen

Musai a.s. në qytetin Medjen

Firauni kishte marrë vendim për ta ekzekutuar Musain a.s.

Musai a.s. nga frika se do të mbytej, në mesnatë largohet me të shpejtë nga Egjipti.

Pasi u largua nga Egjipti, u nis në drejtim të Medjenit.

Rruga ishte e vështirë.

Ishte i lodhur dhe i rraskapitur.

Ndalet pranë një lisi për të pushuar.

Papritmas i pa dy vajza me bagëti dhe u thotë:

– Çka keni, çka po pritni?

Vajzat thanë:

– Babai ynë është plakur, bagëtia jonë nuk mund të pijë ujë tek burimi deri sa të shkojnë barinjtë.

Musai a.s. e kuptoi se vajzat nuk mund të përziheshin me djemtë.

Mori bagëtinë e i çoi te burimi dhe bagëtia piu ujë.

Pastaj ktheu bagëtinë të vajzat.

Vajzat morën bagëtinë dhe shkuan në shtëpi.

Musai a.s. u ul pranë një lisi e iu lut Zotit:

O Zoti im më furnizo me të mirat Tua.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s