Musai a.s. në kodrën e shenjtë Tuva
Musai a.s. është pejgamber i Zotit.
Edhe Shuajbi a.s. është pejgamber i Zotit.
Musai a.s. kishte qëndruar te Shuajbi a.s. dhjetë vite.
Pas dhjetë viteve Musai a.s. largohet nga qyteti Medjen.
Musai a.s. dëshironte të kthehej në Egjipt.
Kaloi nëpër male e shkretëtira.
Në një natë të ftohtë Musai a.s. ishte në një kodrinë.
Papritmas nga lartë u pa një dritë që shkëlqente.
Musa a.s. i tha gruas së tij:
– Pusho pak deri sa të shkoj atje të shoh mos është ndokush, ta marr pak zjarr e pastaj të ngrohemi ose ndokush edhe na e tregon rrugën.
Kur shkoi Musai a.s. te ajo dritë e fortë dëgjoi një zë:
O Musa, Vërtetë unë jam Zoti yt.
Ti je në luginën e shenjtë Tuva.
Hiqi nallanet që i ke mbathur.
Musai a.s. filloi të frikohet, i hoqi nallanet dhe u përqendrua që të dëgjojë.
Atëherë dëgjoi përsëri fjalët:
Unë të zgjodha ty për pejgamber, prandaj dëgjo mirë çka po të shpallet.
Vërtetë, vetëm unë jam Allahu, nuk ka Zot përpos Meje.
Mua më adhuro dhe fale namazin për të më kujtuar Mua.
—
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”