Dy mrekullitë e Musait a.s

Dy mrekullitë e Musait a.s

Musai a.s. shkon në një kodrinë.

Ajo kodrinë në shkretëtirë quhej Tuva.

Aty Musai a.s. bisedoi me Zotin e Madhëruar.

Zoti i Madhëruar e pyeti Musain a.s.:

– Çka ke në dorë o Musa?

Musai a.s. iu përgjigj:

– Kam shkopin me të cilin e përdori për dhentë.

Me shkopin kryej edhe punë të ndryshme.

Zoti i Madhëruar i tha:

– Hidhe atë ç’ke në dorë o Musa.

Kur e hodhi shkopin, ai u shndërrua në gjarpër të vërtetë.

Musa a.s. filloi të frikohej.

Zoti i Madhëruar i tha:

– Mos u friko, por kape.

Pastaj Zoti i Madhëruar i tha Musait a.s.:

– Fute dorën në xhepin tënd.

Kur Musai a.s. e futi dorën në xhep, dora filloi t’i shndriste nga drita e bardhë.

Zoti i Madhëruar i tregoi Musait a.s. se këto dy mrekulli t’i ofrova që të shkosh te Faraoni sepse ai i kishte tejkaluar kufijtë.

Zoti i Madhëruar i tregoi Musait a.s. se këto dy mrekulli t’i ofrova që të shkosh te Faraoni për ta drejtuar në rrugë të drejtë.

—

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një Përgjigje