Musai a.s. në Egjipt
Musai a.s. shkoi për në Egjipt te Faraoni.
Haruni është vëllai i Musait a.s.
Që të dy ishin Pejgamber.
Musai a.s. dhe Haruni a.s. u takuan në breg të lumit Nil.
Kur u takuan e përqafuan njëri-tjetrin.
Pastaj Musai a.s. i tha vëllait:
– Eja të shkojmë tek Faraoni sepse Allahu na ka ngarkuar me këtë detyrë!
Musai a.s dhe Haruni a.s. shkuan te Faraoni dhe i thanë:
– Ne jemi pejgamberë, liroi Beni Israilët, mos i mundo.
Kthehu në rrugë të drejtë.
Faraoni i tha Musait a.s.:
– A mos ke ndonjë argument se vërtetë ti je pejgamber!?
Musai a.s. e gjuajti shkopin e ai u shndërrua në gjarpër,
Pastaj e nxori dorën nga xhepi e ajo shndriste si yll i shkëlqyer.
Faraoni me shokët e tij menduan se mos është magji.
Ata i ftuan magjistarët dhe caktuan një ditë që të tubohen njerëzit dhe të shohin se kush do të fitojë.
Erdhi dita kur u takuan magjistarët me Musën a.s.
Magjistarët i gjuajtën litarët.
Litarët dukeshin sikur të ishin gjarpërinj, por në të vërtetë nuk ishin gjarpërinj.
Musai a.s. e gjuajti shkopin.
Shkopi u shndërrua në gjarpër të vërtetë dhe i gëlltiti litarët që dukeshin si gjarpërinj.
Magjistarët kuptuan mrekullinë e Musait a.s. dhe ranë në sexhde e thanë:
– Ne besojmë në Zotin e të gjithë botëve.
Faraoni u zemërua dhe ju tha magjistarëve:
– Do të ju dënoj me një dënim të fortë pse besuat.
Kërcënim i Firaunit nuk ndikoi te magjistarët.
Magjistarët thanë:
– O Zoti ynë na jep durim.
O Zoti ynë na bën që të vdesim musliman.
—
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”