Në aktivitetin jetësor, një pjesë duhet të jetë në rrugë të Allahut

Në aktivitetin jetësor, një pjesë duhet të jetë në rrugë të Allahut

Kështu pra, kur ti vepron apo nuk vepron diçka, e ke në mendje për tjetrin. Ti duhet të planifikosh që të punosh asisoj që të kesh dobi për veten tënde, për familjen tënde, bile edhe për të dobëtin, sepse një pjesë e fitimit tënd është e përcaktuar për të dobëtin. Kjo vërehet në ajetin kur’anor:

“…dhe ata të cilët veprojnë për dhënien e zekatit…” (El-Muëminunë : 4)

Pabesimtari, edhe pse nuk është fetar, vepron dhe zhvillon aktivitet të jetës për veten e tij dhe për familjen e tij. Kjo është natyrshmëri e jetës. Mirëpo cila është vlera e fesë në këtë rast?

(Përgjigjja) Vlera e fesë është se e zhvillon aktivitetin e tij dhe thotë: Edhe pse nuk je fetar, puno:

– për veten tënde dhe

– për familjen tënde.

Dallimi në mes fetarit dhe jofetarit është në atë se fetari punon:

– për veten e tij,

– për familjen e tij dhe

– për ata të cilët nuk mund të punojnë.

Kështu, besimtari kur punon, në punën e tij nuk e ka qëllim vetëm veten e tij, mirëpo qëllimi i tij shkon edhe kah ajo që një pjesë e tij të ndahet dhe të shpenzohet edhe për Allah.

Kjo çon në atë se çështja e zekatit nga pasuria e tij është burim i ndjenjës dhe synim që në momentin e veprimit.

Kjo nuk ka mundësi të ndodhë përveçse nëse në jetë aktivizohesh për të prodhuar, dhe atë jo për të prodhuar varësisht prej shpenzimit dhe nevojave, por edhe më shumë se kaq.

Mirëpo, le të vështrojmë gjithësinë dhe të themi: Unë nuk jam i vetëm në këtë gjithësi, por ka edhe shumë njerëz tjerë, e disa prej tyre nuk mund të punojnë. Zoti i Lartmadhëruar ka krijuar jetën asisoj, e cila nuk jep garanci për të fituar aq sa ju nevojitet për furnizim, por është një kategori e njerëzve, të cilët mendojnë thellë në shpirtin e tyre, duke e ditur se vet janë të aftë të punojnë, e në anën tjetër e shohin tjetrin i cili nuk mund të punojë, e duke e ditur se që të gjithë janë krijesa të Allahut, atëherë në këto momente u lëvizin ndjenjat e tyre. Këto ndjenja u thonë: Paramendo sikurse unë të isha i paaftë, çka do të kisha dashur në shoqëri (bashkësi)!?

(Përgjigjja) Do të kisha dashur që shoqëria të aktivizohej në dy çështje:

E para: Angazhim për veten dhe familjen.

E dyta: Angazhim për ata të cilët nuk mund të punojnë dhe nuk kanë aftësi të punojnë.

E falënderoj Zotin i cili më ka bërë të aftë, e ka hequr cilësinë e dobësisë në jetën time!

Pas kësaj fillon xhelozia në jetë.

Çka nënkupton xhelozia në jetë?.

(Përgjigjja) Xhelozia në jetë është jostabiliteti. Është çështja e rotacionit në jetë. E shoh ndonjërin, ishte i fortë, tani është i dobët. Poashtu edhe unë sot jam i shëndoshë dhe i fortë, nesër bëhem i dobët. Përderisa unë sot jam i fortë dhe nesër bëhem i dobët, në të mirën time është që t’i ndihmoj aktivitetit të të dobëtit. Pse?

(Përgjigjja) Ashtu që nëse pas një kohe dobësohem, i forti më ndihmon mua. Kjo është arsyeja pse Zoti i Lartmadhëruar ka caktuar rotacionin:

– Nuk e ka caktuar që njerëzit të jenë gjithmonë të aftë, dhe,

– nuk e ka caktuar që të paaftit të jenë gjithmonë të paaftë.

 Zoti i Lartmadhëruar ka caktuar aftësinë dhe paaftësinë. Kjo është çështje e cila i prekë të gjitha krijesat, kështu që, përderisa njeriu i cili është i aftë e ndien se ai do të bëhet i paaftë, për të mirën e tij është që të zhvillojë dy aktivitete:

E para: Angazhimin për veten dhe familjen.

E dyta: Angazhimin për ata të cilët nuk mund të punojnë dhe nuk kanë aftësi të punojnë.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëraviu

“Rruga drejt afrimit me Allahun”

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s