SUKSESI DHE LUMTURIA NË JETË
Pyetje: Çka do të thotë fjala sukses dhe lumturi në jetë?
Përgjigje: Imami i nderuar Shejh Shaëraviju thotë:
Kuptimi i fjalës “sukses në jetë” është që e tërë jeta të ketë sukses, e jo vetëm ti. Me rëndësi është që i tërë aktiviteti yt i jetës me qenë i suksesshëm. Një shoqëri, në të cilën dominon apo e udhëheq dyfytyrësia dhe mashtrimi nuk mund ta quajmë sukses në jetën shoqërore. Sukses quhet kur tërë shoqëria është e suksesshme e jo vetëm individi.
Për me tregu më qartë: A të pëlqen ty me jetua në një rreth ku të gjithë ankohen, ky ankohet, ai ankohet. Pra ne ankohemi prej vetes sonë. Nëse secili në shoqëri ankohet, ta dish se ankohet edhe ankuesi edhe i ankuari.
Ndonjëherë njeriu e donë të keqen kur heshtë, pra e keqja patjetër duhet me u largu. Njerëzit mendojnë se suksesi në jetë është kur vetëm ti ke arritur diçka, mirëpo esenciale është kur njeriu jeton, dhe të tjerët jetojnë pa u plasaritur mes vete, me qëllim që jeta e tij të jetë e sigurt. Nëse ai vet nuk është i fuqishëm mund të jetoj edhe pse është i dobët. Shoqëria e cila posedon hipokrizin, urrejtjen, egoizmin, dhe nëse ka plasaritje në mes të anëtarëve të saj, nëse ndonjëri është i fuqishëm ai u merr të drejtën e tjerëve me padrejtësi, po nëse është i dobët të tjerët ia marrin të drejtën me padrejtësi.
Njeriu i cili jeton, jetën pa u plasaritur me jetën e të tjerëve, ai është i lumtur në Çfarëdo forme. Mjafton që ata të cilët dëshirojnë që ta realizojnë suksesin e tyre në jetë me atë që e ka ndaluar feja, e ndalon Krijuesi, si me hipokrizi, rrenë, keqpërdoron dhe mashtron. Mjafton vetëm ajo se edhe pse para tjerëve duken të mëdhenj në veten e tyre, me vetveten e tyre ata janë të vegjël, sepse njeriu, në rend të parë me veten e tij duhet me qenë njeri, që do të thotë mos me u largu prej natyrshmërisë dhe mos ta tradhtojë veten e tij. Unë mundem me e mashtrua tërë botën, por si ta mashtroj veten time se?
Pastaj Imami i nderuar shton:
Kur unë kërkoj prej ndonjë njeriu të dëshmojë para gjykatës rrejshëm, për dobinë time, me dëshminë e tij unë kam përfituar diçka, mirëpo vetë unë pastaj e urrej dhe në çdo moment dëshiroj ta largojë ose e mbajë të nënshtruar dhe të nënçmuar.
Pastaj në fund, çfarë suksesi është i atyre të cilët korrin sukses në këso formash?! Ata kanë korrur sukses vetëm në fazën e parë të jetës (të kësaj bote). Mirëpo, jeta është e përgjithmonshme, e ata të cilët janë të drejtë dhe arrijnë sukses në përgjithësi, sepse Allahu u jep atyre të mira të përgjithmonshme, të cilat nuk ndërpriten asnjëherë.
—
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”