PSE NAMAZI HAPTAZI DHE FSHEHTAZI
Dëshirojmë ta dimë sekretin pse në namazin e drekës dhe të ikindisë Kur’ani lexohet fshehtazi ndërsa në namazin e sabahut, të akshamit dhe të jacisë Kur’ani lexohet me zë.
Imami i mirënjohur Shejh Shaëraviju thotë:
Sekreti qëndron në atë se muslimanët në fillim të Islamit kanë qenë të dobët dhe Kur’anin e lexonin me zë në namaz në kohën kur armiqtë e tyre flinin në shtëpitë e tyre në sabah dhe këndonin me zë në aksham dhe në jaci, sepse pabesimtarë ishin në gjumin e natës, ndërsa këndonin Kur’anin pa zë në namaz të drekës dhe të ikindisë sepse armiqtë ishin zgjuar dhe ishin të shpërndarë ditën në çdo vend. Ndërsa kur u forcua dhe me muslimanët nuk ishin të dobët, prapë mbeten namazet fshehtazi dhe namazet haptazi, pa e ndryshua gjendjen e mëparshme.
Zoti i Lartmadhëruar thotë: Dhe mos këndo vetëm me zë në namaz, e as mos këndo vetëm fshehtazi në të, por kërko dhe përcjelle rrugën mes të dyjave-mesatare.
E kjo do të thotë se falësi në namazin e tij duhet të këndoj edhe fshehtazi por edhe haptazi, pra duhet ta gjej rrugën mesatare.
—
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”