KU ËSHTË SHKURORËZIMI I TRETË
Pyetje: Zoti i Lartmadhëruar ka thënë: Shkurorëzimi dy herë, e pastaj ose le ta mbajë me mirësi, ose le ta lirojë (shkurorëzojë) me mirësi.
Këtu qartë e kuptojmë se ka të bëjë me shkurorëzimin sepse Zoti i Lartmadhëruar pastaj thotë: Dhe burrat e tyre kanë prioritet për t’i kthyer ato. Ky është shkurorëzim me të drejtë kthimi, pse fjala “shkurorëzim” ka të bëjë me veprimin e burrit dhe është atribut për njëjës dhe për shumës.
Pasi që ajeti tregon “shkurorëzimi dy herë”, atëherë shtrohet pyetja: Ku është shkurorëzimi i tretë?
Përgjigje: Shkurorëzimi i tretë është në pjesën e ajetit ose le ta shkurorëzoj (liroj) me mirësi, pra kjo tregon se kuptimi i fjalës “dy herë” është dy shkurorëzime, parafjala “f” tregon për pasimin e çështjes tjetër menjëherë. Pra ligjësimi i çështjes pason menjëherë çështja e njëjtë.
Ebu Davudi dhe Xhemaatun nga Ebi Rezijm el Esedi transmetojnë se një njeri ka thënë: O i Dërguari i Allahut s.a.v.s.: Unë po e dëgjoj se Zoti i Lartmadhëruar ka thënë: “Shkurorëzimi është dy herë”. Po ku është shkurorëzimi i tretë? Është përgjigjur “ose shkurorëzimi (lirimi) me mirësi”. Kjo pjesë e ajetit pra tregon shkurorëzimin e tretë.
—
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”