ÇIFTËZIMI DHE GJITHËSIA

ÇIFTËZIMI DHE GJITHËSIA

Në suretu Ja Sinë Zoti i Lartmadhëruar thotë:

“Qoftë i Lartësuar Ai i cili ka krijua gjithçka çift, prej asaj që mbinë prej toke, edhe në vetveten e tyre edhe në ato (gjëra) të cilat nuk i dinë”.

Cili është argumenti shkencor i pjesës së ajetit “dhe në ato (gjëra) që nuk i dinë”?

Përgjigje: I nderuari Shejh Shaëraviju në lidhje me komentin e këtij ajeti fisnik thotë: Çiftëzimi është te të gjitha krijesat, të gjithë e dimë se e jemi çift dhe martohemi, e dimë në gjallesa, e dimë edhe në bimë. Mirëpo thënia e Zotit të Lartmadhëruar “dhe në atë çka nuk dinë”.

Kjo është argument se ky proces është gjithëpërfshirës në tërë ekzistencën, se po të ishte ndryshe, atëherë si të interpretohet pjesa e ajetit “dhe në atë çka nuk dinë”. Çka na jep të kuptojmë ky ajet?

Ky ajet bën që të kuptojmë se Zoti i Lartmadhëruar e ka ngritur dhe e ka fisnikëruar mendjen dhe logjikën bashkëkohore në atë se po të kishte thënë shkenca për çiftëzimin e disa çështjeve mendja do të ishte hamendur dhe nuk do ta kishte pranuar. Mirëpo thënia e Zotit të Lartmadhëruar “dhe në ato (gjëra) të cilat nuk i dini”, që kur pastaj do të zhvillohet mendja jote dhe shkenca, do ta mësosh dhe do ta kuptosh se çështja e çiftëzimit është prezent në tërë ekzistencën. Tash e kanë vërtetuar në shumë çështje, e kanë vërtetuar në atom, e kanë vërtetuar në fushën magnetike – pozitivin dhe negativin. Nuk na ka mbetur sot asgjë tjetër, pos t’i drejtohemi Zotit të Lartmadhëruar me lutjen “SUBHANE”, se askush nuk ka mundësi për asgjë përpos Tij. Qoftë i Lartësuar Ai në dorën e të Cilit janë sundimet e çdo gjëje.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s