MAGJIA E POPULLIT TË FIRAUNIT DHE SHKOPI I MUSASË A.S.
Populli i Musasë a.s. është i njohur për magji. Musa a.s. ka qenë dashtë patjetër t’i mposhtë ata, për t’u vërtetuar e vërteta e misionit dhe pejgamberllëkut të tij, e vërteta e ftesës së tij dhe e dërgimit të tij se është i dërguar prej Allahut të Lartmadhëruar, për të transmetuar shpalljen prej tij.
Prej vështirësive më të mëdha është që të dërgohet i Dërguar te magjistarët dhe shizofrenët, të cilët e kanë profesion magjinë dhe janë marrë një kohë të gjatë me atë veprimtari negative. Dhe ka qenë dashtë të jetë i përgatitur shumë, më shumë se ata, që ata të jenë të detyruar të dorëzohen të nënçmuar dhe kokulur.
Magjistari nuk dorëzohet, përpos ndaj atij i cili është më i madh se ai, sikurse mjeku kur të dëshirojë ta mjekon veten e tij, ai ndryshon prej mjekut i cili është më i specializuar se ai dhe më me përvojë. Kjo është ajo çka ka ndodhur me Musanë a.s. kur Allahu e ka aftësuar, e ka përsosur, pastaj atë eksperiencë e ka vendosur në praktikë dhe i ka mbyllur gjuhët e të pavërtetëve me gjuhën e sinqertë dhe të vërtetë, dhe përvojën dhe eksperiencën e drejtë.
Pyetja është: Cili është dallimi në mes të magjisë së popullit të Musasë dhe shkopit të Musasë a.s.?
Shejh Shaëraviju përgjigjet: Zoti i Lartmadhëruar ka thënë:
“Çka ke ti në dorën tënde të djathtë o Musa? Musa a.s. ia kthen: Ky është shkopi mbi të cilin mbështetem, me të e ngas bagëtinë time dhe ky është shkopi im që e përdori për punë tjera”.
Këtu Zoti i Lartmadhëruar ka dëshiruar që ta bëjë provën gjenerale të Musa a.s. kur i thotë: “Hidhe atë o Musa”.
Musa a.s. e hodhi shkopin. Kur ai shkop menjëherë është shndërruar në gjarpër aktiv. Musa a.s. është frikësuar. Mirëpo Allahu i thotë: Mos u friko, se ne prapë do ta rikthejnë në gjendjen e tij të më parme.
Po të mos ishte frikësuar Musa, ne do të kishim thënë se ka qenë lloj magjie. Për këtë arsye duhet ta tërheqim vërejtjen se ka dallim të madh në mes të magjisë së popullit të Firaunit dhe asaj çka iu është dhënë Musasë a.s..
Kur’ani përshkruan gjendjen e Musasë a.s.:
“Dhe filloi që të rrëqethet dhe të frikohet në vetvete”.
Ky është argument se shkopi i Musa a.s. është shndërruar në gjarpër të vërtetë dhe ka qenë gjarpër në kuptimin e fjalës, që do të thotë se shkopi në të vërtet e ka ndryshuar lëndën e tij, e ky është ai dallimi në mes të magjisë së popullit të Firaunit dhe shkopit të Musasë. Vërtet magjia e Firaunit vetëm i ka hipnotizuar sytë e njerëzve të cilët pastaj nuk kanë mundur ta vërejnë realitetin e sendeve, mirëpo ata kanë parë iluzion, pra janë magjepsur sytë e tyre.
Ndërsa Muëxhizja e Musasë – shkopi, e ka ndryshuar esencën dhe është shndërruar në gjarpër të vërtetë. Kështu ne shohim Muëxhizen e Allahut, të cilën ia ka dhënë Musasë, e cila është realizuar pas testimit, e pas testimi e ka obliguar për kryerjen e rolit të shkopit.
Kështu na mëson Allahu, se nuk ka detyrë vetëm pas testimit dhe nuk ka sukses të mirëfilltë pa ushtrim të vazhdueshëm dhe përsosmëri.
—
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”