Jusufi a.s. ministër
Jusufi a.s. ishte ministër i ekonomisë.
Ai punonte me përkushtim të jashtëzakonshëm.
Për çdo vjet të korrurat që i mblidhte i ruante në magazina për kohë të vështira.
Pas kohëve të mira, filloi thatësi.
Në Palestinë, aty ku ishin vëllezërit e Jusufit a.s. kishte mungesë të ushqimit.
Jakubi a.s. i dërgoi fëmijët në Egjipt për ushqim.
Vëllezërit e Jusufit a.s. shkojnë në Egjipt për ushqim.
Jusufi a.s. i njihte vëllezërit e tij, mirëpo ata nuk e njihnin.
Jusufi a.s. i pyet vëllezërit:
– Sa vëllezër jeni.
Ata i përgjigjen:
– Ne jemi njëmbëdhjetë vëllezër.
Jusufi a.s. u thotë:
– Po ku është i njëmbëdhjeti, ju këtu jeni dhjetë.
Ata thanë:
– Kemi një vëlla të vogël, mirëpo babai frikohet për të dhe nuk e ka lejuar të vijë me ne.
Jusufi u tha:
– Kësaj radhe merreni ushqimin.
Nëse nuk e sillni vëllanë e vogël, herën tjetër nuk do të ketë ushqim për juve.
Vëllezërit e Jusufit a.s. u kthyen në shtëpinë e tyre me plot ushqim.
Ata ishin të gëzuar.
Po ashtu edhe baba i tyre Jaëkubi a.s. u gëzua.
—
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”