Benjamini

Benjamini

Fëmijët e Jakubit a.s. shkuan për ushqim.

Aty administrator i depove ishte Jusufi a.s.

Edhe pse ishte vëllai i tyre, Jusufi i njihte ndërsa ata nuk e njihnin.

Kur shkuan te depot e ushqimit, Jusufi a.s. i pyeti sa vëllezër jeni?

Ata i përgjigjen:

– Ne jemi njëmbëdhjetë vëllezër.

Jusufi a.s. u thotë:

– Po ku është i njëmbëdhjeti, ju këtu jeni dhjetë.

Ata thanë:

– Kemi një vëlla të vogël, mirëpo babai frikohet për të dhe nuk e ka lejuar të vijë me ne.

Jusufi u tha:

– Kësaj radhe merreni ushqimin.

Nëse nuk e sillni vëllanë e vogël, herën tjetër nuk do të ketë ushqim për juve.

Vëllezërit e Jusufit a.s. u kthyen me plot ushqim në shtëpitë e tyre.

Ata ishin të gëzuar, po ashtu edhe Jaëkubi a.s. u gëzua.

Ky gëzim ishte i shkurtë, sepse kur i thanë djemtë Jaëkubit a.s. se herën tjetër nëse nuk e marrin Benjaminin, vëllanë e vogël, nuk do t’u jep ministri i Egjiptit ushqim,

Jakubi a.s. u brengos dhe mendoi shumë. Pastaj u tha atyre:

– Vetëm nëse betoheni dhe më premtoni, do ta dërgoj me juve Benjaminin në Egjipt.

Vëllezërit u betuan se do ta ruajnë vëllanë e tyre.

Jaëkubi a.s. tha:

– Allahu është ruajtësi më i miri.

Ai është më i Mëshirshmi i të gjithë mëshiruesve.

Pastaj u gëzuan të gjithë.

Në fund Jaëkubi a.s. u tha:

– Pasi të shkoni në Egjipt, mos hyni nga një derë, por hyni nga dyer të ndryshme.

Shkuan vëllezërit në Egjipt me vëllanë e tyre Benjaminin.

Vepruan sikur i kishte këshilluar babai i tyre.

Pasi u takua Jusufi a.s. me Benjaminin i tha atij:

– Unë jam vëllai yt.

I përmalluar Benjamini për Jusufin a.s. e përqafoi me të fortë.

Jusufi a.s. i tha:

– Dëgjo. Mos i trego askujt.

Ti do të ndalesh me mua në Egjipt kinse për të vuajtur një dënim.

U kthyen vëllezërit e pikëlluar në shtëpi, i thanë babait të tyre:

– O baba, djali yt ka vjedhur. Por Benjamini në të vërtetë nuk kishte vjedhur.

Ne e flasim të vërtetën, por ti prapë nuk po beson.

Jaëkubi a.s. duroi e duroi, duroi më shumë se kurdoherë tjetër.

Ishte i bindur se Zoti do ta shpërblente për durimin e tij.

Ishte i bindur se Zoti do ta shpërblente për humbjen e djemve të tij.

Ishte i bindur se Zoti do t’ia kthente të dy djemtë e humbur.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s