Jakubi a.s.
Jakubi a.s. është djali i Is’hakut a.s.
Jakubi a.s. rrjedh nga një familje pejgamberësh. Gjyshi i tij Ibrahimi a.s. ishte pejgamber, axha Ismaili a.s. ishte pejgamber, baba Is’haku ishte pejgamber, e më vonë edhe djali Jusufi a.s. do të jetë pejgamber.
Jakubin a.s. jehuditë ndryshe e quajnë Israilë që d.m.th. Rob i Zotit.
Is’haku a.s. e kishte këshilluar Jakubin a.s. që të shkojë në Irak dhe të vendoset aty për të jetuar.
Jakubi a.s. e dëgjoi babin e tij dhe shkoi në Irak.
Atje u martua, filloi të kalojë jetë të lumtur.
Zoti i Madhëruar i kishte dhuruar dymbëdhjetë fëmijë.
Prej tyre:
Dhjetë fëmijë ishin me bashkëshorten Rahile.
Dy me bashkëshorten Leja.
Me bashkëshorten Leja ishin:
Jusufi dhe
Benjamini.
Jakubi kishte dashuri të madhe për Jusufin a.s.
Jakubi e donte shumë Jusufin a.s. dhe kujdesej shumë për të.
Kur dëgjoi prej djemve të tij se e kishte ngrënë ujku, ai me të drejtë nuk kishte besuar.
Nga pikëllimi dhe nga lotët për Jusufin a.s. iu kishin zbardhur sytë dhe gati ishte verbuar.
Kur mori vesh pas shumë viteve se Jusufi a.s. ishte gjallë shkoi në Egjipt.
Pasi lëmoi sytë me këmishën e Jusufit a.s. i erdhi shikimi.
—
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”