Pejgamberia e Is’hakut a.s.
Is’haku është djali i dytë i Ibrahimit a.s.
Nëna e Is’hakut është Sara.
Is’haku u rrit në duart e të atit, Ibrahimit a.s.
Në atmosferën e mrekullueshme të shpalljes.
Nën flladet e vizitave të Melekëve e bekimeve të tyre.
Dituria hyjnore ishin formuar më së miri te ai që në moshë të vogël.
Logjika e gjykimi i saktë ishin formuar më së miri te ai që në moshë të vogël.
Edukata nga i ati e kishin formuar më së miri karakterin e tij të mrekullueshëm.
Kur Is’haku u rrit e ishte tashmë i aftë për të përballuar këtë mision
edhe atij iu dha detyra e shenjtë e Pejgamberit.
Is’haku a.s. pa u lodhur ftoi njerëzit drejt mirësisë e besimit.
Pa u zmbrapsur ftoi njerëzit drejt mirësisë e besimit.
Pa pushuar kurrë, shpjegoi fjalën e Zotit e rrugën e Tij.
Ftoi njerëzit drejt mirësisë e besimit.
Eci i bindur në rrugën e babait, të cilin Zoti e kishte zgjedhur Pejgamber.
Eci i bindur në rrugën e të vëllait, të cilin Zoti e kishte graduar me titullin Pejgamber.
Ibrahimi, Ismaili dhe Is’haku, që të tre ishin Pejgamber.
—
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”