Ibrahimi a.s. me mbretin

Ibrahimi a.s. me mbretin

Nemrudi ishte mbret kriminel.

E konsideronte veten Zot.

Nemrudi mendonte se mbretëria është gjithçka.

Një ditë Nemrudi i tha Ibrahimit:

– Kush është Zoti yt?

Ibrahimi a.s. tha:

– Zoti im është Ai i cili ngjallë çdo gjë dhe i bën të vdesin gjallesat.

Nemrudi tha:

– Unë i ngjalli dhe i bëj të vdesin.

Nemrudi kishte dy njerëz të burgosur, njërin e dënoi me vdekje dhe tjetrin e liroi.

Ibrahimi tha:

– Vërtet Zoti e sjell diellin nga lindja, ndërsa ti nëse mundesh sille nga perëndimi.

Atëherë Nemrudi mbeti me gojë të hapur.

Zoti i madhëruar e dënoi Nemrudin, ashtu që ia dërgoi një mizë e cila i hyri në vesh.

Ajo mizë ditë e natë i lëvizte derisa nuk mund të flinte as ditën e as natën, as nuk mund të pushonte deri sa e rroku çmenduria.

Nemrudi u tha bashkëpunëtorëve që t’ia heqin kokën dhe t’ia vendosin një kokë prej arit.

Ata i thanë:

– Po ti atëherë do të vdesësh.

Nemrudi me çmendurinë e tij tha:

– Po a vdes Zoti?!

Kështu ia ndërtuan një kokë prej arit, ia sollën, ia prenë kokën dhe vdiq.

Zotit nuk mund t’i shpëtojnë pabesimtarët.

—

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një Përgjigje