FILLIMI I SHPALLJES

FILLIMI I SHPALLJES

Si i ka zbritur Vahji të Dërguarit të Allahut Muhamedit s.a.v.s.?

Shejh Shaëraviju përgjigjet: Që në fillim të shpalljes Pejgamberi s.a.v.s. ka pas angazhim dhe përpjekje tepër të madhe, dhe pas shpalljes së ajeteve të para ka thënë: Më mbuloni. Më mbuloni. Pra ky ka qenë kontakti i parë në pranimin e shpalljes dhe është mbulua pasi që veç ka pasur vështirësi. Është vërtetua në biografi të Muhamedit a.s. se fytyra e tij u mbushte me djersë. E gjithë kjo ka qenë dukuria në trup. Kjo dukuri në trup tregon se ka pasur vështirësi fizike, mirëpo përderisa ka pasur vështirësi fizike, patjetër ka pasur siç kemi përmendur më parë edhe ndryshime kimike në vet trupin njerëzor të Muhamedit a.s. Sepse forca më e madhe (Meleku) takohet me njeriun. Dhe është e pamundur pa qenë të paraqitura dy çështje:

Çështja e parë: Ose Meleku prej qenies së tij melek me kalua në qenien njerëzore, pra me u barazua me qenien njeri si Muhamedi a.s. dhe të flet me të. Mirëpo në atë rast nuk ka për njeriun ndonjë vështirësi me pranua shpalljen, sepse procesi fillon prej Melekut, e ai paraqitet si njeri dhe i flet ndërsa Muhamedi a.s. mbetet në natyrshmërinë e tij-njeri. Ose te Muhamedi a.s. me u paraqit diçka e jashtëzakonshme që Muhamedi a.s. të tronditet dhe natyrshmëria e tij të përqendrohet në pranimin prej një force më të madhe, pra prej Melekut. Kjo mënyrë është mënyra më e vështira, mirëpo ai është përqendrua fortë dhe e ka pranu me përpikëri dhe e ka përcjell me përpikëri atë çka i ka zbritur prej Allahut, sepse Meleku kur të shndërrohet njeri është e mundur që të mendohet se prapë ai është në një shkallë më të lartë se shkalla njerëzore më drejtohet, më flet dhe e tregon këtë, ndërsa te Muhamedi s.a.v.s. nuk ka më kontakt të jashtëm. Ose me ndodh diçka e jashtëzakonshme ku Muhamedi a.s. dridhet, djersitet dhe i ndodh ajo çka i ka ndodh. Kjo është çka mënyra e sjell atë gjendje. Dhe kur të vjen dituria nëpërmjet kësaj rruge, e di se ajo dituri ka ardhur nëpërmjet rrugës së jashtëzakonshme, e kupton qartë se çka i ka zbritur Muhamedit s.a.v.s. dhe për këtë ai ka argument, se ajo ka qenë çështje e jashtëzakonshme as njeri, as të folur pas perdeje.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s