BOTA TJETËR DHE KJO BOTË
Çfarë kuptimi ka ajeti “Dhe bota tjetër, është më e mirë për ty se kjo botë.” Sadakallahul Adhijm.
Përgjigje: Për këtë ajet të suretul “Duha” disa mendojnë se “Bota tjetër” është për qëllim jeta e botës tjetër. Mirëpo Shejh Shaëraviju sqaron se kjo fjalë “Bota tjetër” ka për qëllim zbritja e shpirtit besnik, xhibrilit me shpallje “herën e fundit”.
Imami i mirënjohur thotë: Për këtë arsye i Dërguari i Allahut s.a.v.s. asnjëherë nuk është ankuar për shpalljen. Shtrohet pyetje: Pse? Sepse është frymëzua është edukua me edukatën e fuqisë për pranimin e çështjeve të vështira, dhe vështirësia është lehtësua, dhe qenia e tij njerëzore as që e ndien. Kur të vjen njeriu dhe ia paraqet njeriut një çështje të vështirë, e kur ta sheh se fryti i asaj çështjeje të vështirë është i ëmbël, pasi që ti pushon, i largohet lodhja ndërsa i mbetet ëmbëlsira e asaj çka i ka zbritur. Ëmbëlsira e shpalljes për të cilën përmallohet nëse nuk i zbret prapë. E kur të përmallohet, atëherë i tubohet forcë e madhe për pranim sa që nuk e ndien kurrfarë lodhje herëve tjera.
—
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”