HAXHI PARA ISLAMIT

HAXHI PARA ISLAMIT

Pyetje: A ka ekzistuar Haxhi para Islamit, dhe forma a ka qenë e tillë siç e kryejmë sot?

Imami i nderuar Shaëraviju përgjigjet:

Shihet qartë në tregimin e Ibrahimit a.s. me Qaben në ajetin kur’anor:

“Dhe thirr njerëzit për haxh, do të vijnë në këmbë”. Urdhri i Ibrahimit është i qartë se ka bërë thirrje për haxh, e Ibrahimi e ka krye praktikisht. Kjo është e vërtetë. Mirëpo nëse dëshirojmë që fjalën e Zotit me kuptua në thellësi kuptojmë se: Allahu e ka urdhërua Ibrahimin me ngrit themelet, e domethënia e ngritjes së themeleve është se Qabja ka ekzistua më herët, ndërsa Allahu ka urdhërua që të ringritet. Ringritje do të thotë se hapësira ka ekzistua, themelet kanë ekzistua, konstruksioni ka ekzistua pasi që edhe në ajet tjetër Zoti i Lartmadhëruar në mënyrë të përgjithshme e ka tregu “Nuk ka dyshim se shtëpia e parë e cila është ndërtua për njerëzit, është ajo në Meke, e cila është e bukur dhe udhëzim për njerëzimin”. Pasi që veç ka qenë e paraparë dhe e vendosur për njerëzimin, prej se ka ekzistua njerëzimi, dhe përderisa ka qenë Qabja, ka ekzistua haxhi.

Ai i cili thotë se haxhi është prej Ibrahimit a.s. dhe se Qabja është prej Ibrahimit a.s. nuk është e vërtetë, por e vërteta është se Qabja ka ekzistua edhe më herët se Ibrahimi a.s., por edhe haxhi ka ekzistua më herët se Ibrahimi a.s.

Pse? Sepse është e mundur që Qabja është rrënua, prej ndonjë shkak prej shkaqeve, ndërsa Allahu ka dashur ta qes në sipërfaqe prapë këtë çështje, dhe pasi që Ibrahimi a.s. e ka rindërtua, prapë ka bë thirrje për haxh. Për të treguar rindërtimin konkret të Qabës, dhe riprogramimin e haxhit si obligim. Allahu ka dashur me i rikthye themelet e Qabës për me krye haxhin njerëzit. Sepse Ibrahimit a.s. i ka ndihmua Ismaili me i ringrit themelet: “Dhe përkujto kur Ibrahimi i ka ngritë themelet e Qabës me Ismailin”. Nga kjo kuptohet se Ismaili ka arritur moshën e pjekurisë, gjë që i lejohet atij me i ndihmua babës së tij me i ringritur themelet e Qabes.

Kur’ani na tregon se Ibrahimi a.s. e ka dërgua dhe e ka vendos për me jetua Ismailin dhe nënën e tij te shtëpia e Shenjtë (Qabja). Kjo dëshmon se shtëpia ka ekzistua edhe para se me shkua Ibrahimi aty.

Zoti i Lartmadhëruar thotë:

“Dhe Ne ia përgatitëm Ibrahimit për me shkua te vendi i shtëpisë së shenjtë (Qabes)”.

Pra Qabja ka ekzistua në atë kohë dhe para asaj kohe, por në atë kohë nuk ka qenë e banuar, por prapë është banuar (është bërë vendbanim) dhe është përkufizuar.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s